Në një shpërthim në një fabrikë në verilindje të Moskës, 25 persona u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Zagorsk, në qytetin Sergiev Posad, e cila prodhon gjithashtu pajisje për ushtrinë, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se shpërtheu një magazinë e lëndëve piroteknike që një kompani kishte marrë nga fabrika. Dy të plagosurit janë transportuar në spital.

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk është shkaktuar nga mjete ajrore pa pilot”, njoftoi TASS.

Fabrika e Zagorsk zhvillon dhe prodhon pajisje optike për ushtrinë, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadori i ShBA-së në Beograd: Rusia s’e mbron askënd përveç Putinit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, ka…

Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme ruse

Siç është raportuar nga mediet e huaja, sulmet me raketa kanë goditur…

Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në…

20 euro gjobë nëse nuk respektoni masat për mbrojtje personale

Sipas dekretit të miratuar gjatë ditës së djeshme nga Qeveria, secili qytetar…

Forcat ukrainase hedhin në ajër një urë për të penguar përparimin e forcave ruse në Luhansk

Ushtarët ukrainas po vazhdojnë aksionet e tyre kundër sulmuese ndaj forcave ruse.…