Një person humbi jetën ndërsa të paktën 41 të tjerë ka pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të vullkanit në malin Semeru, në Indonezi.

Sipas mediave të huaja, banorët u filmuan duke vrapuar për t’i shpëtuar një reje gjigante të krijuar nga hiri, që vinte nga mali Semeru.

Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa autoritetet lokale kanë krijuar një zonë të kufizuar brenda 5 kilometrave nga krateri.

Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zjarri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën një e moshuar

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të…

Kreu i KQZ: Komisionerët t’i lënë historitë “u lodha apo u sëmura”

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive…

Kasami: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 12 prill

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, i ftuar…

Merkel- Bërnabiçit: Duhet zgjidhur disa çështje në lidhje me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel sërish ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut…

Ushtarët izraelitë: Sistemi antiraketor na sëmuri me kancer!

Një grup ushtarësh izraelitë pretendojnë se sistemi i mbrojtjes anti-raketë, Iron Dome…