Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Plisit, përmes të cilit synohet promovimit i kulturës kombëtare shqiptare sidomos për gjeneratat e reja.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë festival ishte i madh, madje organizatorët me qëllim të promovimit të plisit shpërndarë edhe rreth 500 plisa falas për të gjithë qytetarët.

Alban Zeka nga Organizata “Me dhe për Kulturën”, u shpreh se ky festival synon t’i lidhë të rinjtë e Kosovës me elementin kryesor të identitetit shqiptar – plisin.

Sipas tij me këtë festival, të cilin synojnë ta bëjnë të përvitshëm, po synojnë kombëtarizimin e plisit dhe ndërkombëtarizimin e trashëgimisë kulturore, raporton KP.

Festivali i Plisit është mbështetur nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, si dhe nga Komuna e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Deshi të fsheh borxhin nga familja, i riu arrestohet në Çair pasi gënjeu që i kishin vjedhur makinën

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Çairit…

Dimitrov: Propozimi francez është debakël për diplomacinë e Maqedonisë së Veriut

Përfshirja e kërkesave bullgare në Kornizën e Negociatave e lë fatin tonë…

Trump: SHBA arrijnë një marrëveshje ushtarake me Indinë

Gjatë vizitës së tij në Indi të hënën, Presidenti Donald Trump tha…

Rrahje dhe krisma armësh në Shkup

Mbreme rreth orës 22 S.K. Nga fshati Kuçevishtë i Shkupit ka denoncuar…

Institucionet zvarrisin procedurën gjyqësore, Morina ende prapa grilave

Gjasat që Tomor Morina të lirohet nga paraburgimi sot, janë të vogla…