Shkeli në mënyrë të përsëritur masat anti-covid

Pavarësisht paralajmërimeve për të mos i shkelur masat anti-covid, diplomati rus nuk kishte reflektuar. Ministria e Jashtme njoftoi se i kishte tërhequr vëmendjen disa herë, por rusi vijonte me sjelljen e tij neglizhuese.

Një gjë e tillë, sipas Ministrisë ka nisur që në Prill të 2020, në muajin e parë të pandemisë, si edhe ka vijuar edhe në fillim të këtij viti. Ky është argumenti i dhënë për shpalljen “non grata” të Aleksej Krivoshev, i cili duket se kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve më të larta me sjelljen e tij.

“Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mikhail Afanasiev”, thuhet në njoftim, “duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati”. Për këtë çështje, ambasadori ka pasur një rol plotësisht bashkëpunues dhe ka premtuar se këto akte nuk do të përsëriteshin, por pavarësisht kësaj, premtimi nuk ishte mbajtur.

Rreth dy vite më parë, dy diplomatë rusë u shpallën non grata nga qeveria shqiptare. Vendimi u mor në koordinim me disa vende të tjera të NATO-s për të dëbuar disa diplomatë rusë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe, Sergej Skripal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…