Një gazetë elektronike iraniane e lidhur me Gardën Revolucionare sugjeron sulmimin e kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit duke përdorur raketa balistike dhe dronë.

Në artikullin e Fars News përshkruhet historia, sipas tyre, terroriste e muxhahedinëve, dhe thuhet se një sulm i tillë do të ishte i justifikuar pasi Irani ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të sigurojë paqen në botë.

“Aftësitë e dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit mund të përdoren për të goditur qendrën e [Mek] në Shqipëri pa asnjë pengesë ligjore”, thuhet në artikullin në fjalë, raporton newsbomb.al.

Artikulli shton se autoritetet në Teheran duhet të paralajmërojnë qeverinë në Tiranë për kryerjen e veprimeve ushtarake.

“Nëse qeveritë pritëse refuzojnë të dëbojnë dhe ekstradojnë hipokritët (një term i përdorur nga Teherani për muxhahedinët), ata duhet të kërcënohen me veprime reciproke…bazuar në doktrinën e Republikës Islamike për të luftuar kërcënimet e sigurisë në burimin e tyre”, thuhet në artikull.

Artikulli shoqërohet edhe me një fotografi ilustruese të kampit të muxhahedinëve në Manëz, ndërsa në qiell duken disa raketa që bien në drejtim të tij.

“(Përdorimi) i dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit për të sulmuar selinë e MEK-ut në Shqipëri nuk përballet me pengesa ligjore dhe Teherani duhet të vendosë në rendin e ditës sulmet ushtarake pasi të kenë paralajmëruar qeverinë shqiptare”, shkruan agjencia e lajmeve Fars .

Pak ditë më parë u njoftua anulimi i mbajtjes së eventit të muxhahedinëve në Tiranë, për shkak të rreziqeve nga një sulm terrorist i planifikuar kundër tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Liberalizimi i vizave, ambasadori gjerman i rekomandon Kosovës të angazhohet më shumë te vendet skeptike

Ka përfunduar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me…

LVV: Kryeministri i paligjshëm shkoi për njohje reciproke, e u kthye me shumë dëme për Republikën

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë…

Duhet të përgatitemi për skenarin më të keq

Gjithsej 400 milion euro kredi në Eurobono do të kërkojë Qeveria nga…

Maqedonia e Veriut i bashkohet vendimeve të Këshillit të BE-së për Ukrainën

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE nga Ballkani…

Një person i armatosur fillon të shtie me armë në aeroportin e Canberras, policia australiane e arreston

Një person i armatosur është arrestuar në aeroportin e Canberras në Australi,…