Maqedonia e Veriut është reale  të presë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, nuk ka paralajmërime nga Bullgaria  se do ta bllokojë  caktimin e datës.

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dje nga Shkupi porositi se Maqedonia e Veriut e mësoi leksionin nga e kaluara dhe është reale të marrë satisfakcion të tërësishëm nga bashkësia ndërkombëtare përmes hapjes së negociatave me BE-në, që pritet të ndodh këtë muaj, edhe përmes pranimit zyrtar  në anëtarësimin me të drejtë të plotë në NATO.

“E rëndësishme është ta mbështesim Maqedoninë e Veriut në atë rrugë. Ajo është rrugë pa alternativa kur bëhet fjalë  për stabilitet të rajonit dhe prosperitet ekonomik dhe demokratik. Maqedonia për arsye të njohura në vitin 2008  në Samitin në Bukuresht e humbi  hapin  pas të cilit më parë me siguri ka hapëruar në procesin e integrimit, por supozoj se disa leksione  janë mësuar si duhet. Në ndërkohë është bërë përparim serioz dhe sot është reale të pritet Maqedonia e Veriut të marrë datë,  satisfakcion të tërësishëm para se gjithash përmes dy lëvizjeve të bashkësisë ndërkombëtare.  I pari është hapja e negociatave me BE-në, që presim  të ndodh këtë muaj dhe pranimi i dytë zyrtar në NATO”, tha Gjukanoviq.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto i cili e vizitoi vendin  dy javë para vendimit të Këshillit të BE-së për fillim të negociatave inuadruese me shtetin,  vlerësoi se Qeveria ka bërë  hapa të rëndësishëm drejt realizimit të qëllimit për inkuadrim drejt BE-së dhe se shpreson që këtë vjeshtë  do të sillet vendim  me qëllim që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria  të fillojnë negociata për anëtarësim në BE. Megjithatë, theksoi  në procesin e sjelljes së vendimeve  respektohen qëndrimet e të gjitha shteteve tjera anëtare të Unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…