Ish kreu i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq ka përfunduar në arrest shtëpiak, njëjtë sikurse edhe personi me inicialet T.D, ndërsa ndaj katër personave të tjerë është caktuara masa e paraburgimit 30 ditor, në mesin e të cilëve është edhe ish kreu i Këshillit të Komunës Qendër Vlladimir Zdravev. Vendimi i tillë erdhi pas hetimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj 15 personave fizikë dhe shtatë juridikë nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës dhe pastrim parash në projektin “Shkupi 2014”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pasi ka marrë në pyetje të dyshuarit të cilët janë sjellë në gjykatë, në prani të mbrojtësve të tyre, në lidhje me propozimin për caktimin e masës paraprake, ka marrë vendim me të cilin V.T. dhe T.D. i shqiptoi arrest shtëpiak, ndërsa personave L.B., V.Z., A.Z. dhe Z.P. i caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal”, thonë nga Gjykata Penale.

Pas daljes nga gjykata, Todoroviq deklaroi shkurt se nuk ndihet fajtor. Hetimi për projektin e realizuar në kohën kur VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet ka shkaktuar përplasje politike. LSDM kërkoi dorëheqjen e Mickoskit.

“Rasti i një dite më parë është një tjetër dëshmi se Shkupi 2014 është një projekt megakriminal, zbatimi i të cilit kishte për qëllim pasurimin e një grupi të caktuar njerëzish rreth Gruevskit. Imagjinoni, një grup i VMRO- DPMNE-së ka bërë pastrim para, përmes stemës së popullit maqedonas, por edhe përmes stemës së të madhit Goce Dellçev, përmes Aleksandrit të Madh, përmes Mbretit Samoil, përmes anijeve. Pas rastit të fundit a do të japë dorëheqjen Hristijan Mickoski për shkak se është lider i një partie kriminale, zyrtarët e së cilës ndiqen vazhdimisht për krime të kryera?”, deklaroi Martin Kosotovski, LSDM.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se janë dyfytyrëshe përpjekjet e pushtetit për të mbuluar krimin aktual.

“Publiku priste nga LSD dhe Kovaçevski një qëndrim për krimin e pushtetit aktual, në listën e zezë në të cilën u gjet partneri i tyre i koalicionit Merko, se si mund të blihet një qendër tregtare pa asnjë qindarkë, se ku është Den Donçev me çantën, në të cilën ai vendoste grumbuj parash, si të afërmit e zyrtarëve të pushtetit bëhen pronarë të kompanive për energji elektrike, bëhen milionerë ose marrin toka, objekte biznesi dhe hotele me çmime të volitshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Hetim për rastin “Feniks” ka të bëjë me 11 monumente të projektit “Shkupi 2014”. Bëhet fjalë për monumentet: “Luftëtari mbi kalë”, luanët – arkaikë dhe klasikë, përmendoret e “Dame Gruevit”, “Goce Dellçevit”, “Nikolla Karevit”, “Metodia Andonov – Çento”, “Car Samoilit”, “Gemixhinjëve” , “Justinianit”, “Mbledhja e Parë e ASNOM” dhe “Themeluesit e TMRO”. I dyshuari i parë në këtë rast është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i dyshuari i dytë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave në Qeverinë e tij Zoran Stavreski, ndërsa në listë është edhe ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, dy ish-kryetarët e Komunës Qendër – Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Vladimir Zdraev. Mes të dyshuarve janë edhe një shtetas italian dhe tre kompani italiane. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Konfirmohen disa nga parregullsitë gjatë punësimeve në ASK

Kryeministri Zoran Zaev arsyeton mungesën e testit të poligrafit dhe integritetit për…

Intelektualë dhe figura publike serbe i bëjnë thirrje Serbisë që ta pranojë propozimin evropian

Një grup intelektualësh dhe figurash publike serbe, duke përfshirë ish-ambasadorë, gazetarë, historianë,…

Një “Oktapod” me emrin Zaev vendoset para qeverisë

Para qeverisë së Maqedonisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë,. Ishte vendosur…

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja për target

Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e…

Mitsotakis thotë se nuk ishte në dijeni që iu përgjua telefoni opozitarit grek

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është duke u përballur me akuza të reja…