Shaqir Fetai vazhdon të shesë mjegull në ditë me diell. I pacipë, i pandershëm, imoral deri në palcë, ai tallet me myslimanët e vendit. Të devotshmit nuk merren me të, shtresa intelektuale e injorojnë si debill, ndërsa ky – zgjate Zot. Javën e muajit prill e filloi duke u përpjekur që t’ua ofendojë intelegjencën myslimanëve – punën e injorantit mundohet ta shesë si vlerë! Ky është kapaciteti i tij moral i cili degjeneron çdo kod fetar, kombëtar, shoqëror. Pas vdekjes së turpit, e para që lind është tradhëtia

Shkruan Jasir Jashari

1.
Ish-babai shpirtëror i Shaqir Fetait, Sulejman Rexhepi, e kishte pranuar nja dhjetra herë në zyrë, të ngratin, njëfarë Afrim Mustafa, i cili, sa herë që i duheshin para, vinte te efendi Rexhepi dhe ia linte nja 10-15 libra prej “Bardhësitë e Atdheut”, që t’ia shesë dikush në BFI, ndërsa Sulejman ef. Rexhepi ia jepte paraprakish paratë. Ky gjest i Afrim Mustafës përbënte një hendikep neveritës për Sulejman Rexhepin dhe asnjëherë nuk e ka regjistruar si palo-aktivitet, kurse për Shaqir Fetain përbën aktivitet jetik, sepse në zyrë i ka ardhur një “intelektual i UÇK-së” dhe, mbase me këtë Shaqir Fetai do të amnistohet nga e kaluara e tmerrshme e tij! U çu halla ta mbyllë derën me shul!

2.
Vjen një informatë nga më banalet, nga më idiotiket, nga ato që as nxënësit e shkollave fillore nuk i publikojnë në gazetën e murit! Një informatë që e vulosë njorancën e një Institucioni të tërë! Publikohet një informatë ku shërbimet profesionale të BFI-së, apo, tërë BFI-ja del si një shtab i piarit të ish-deputetit (me nja 100 persona që kam biseduar askujt nuk i kujtohet se ky person paska qenë ndonjëherë deputet!) Muhamed Tahiri dhe anëtarëve të familjes së tij! Ish-deputeti paska qëndruar në BFI.! Lajmi vijon: “Në takim, ish-deputeti prezantoi për të biseduar me Reis Ulemanë…” Ju duket fjali kjo? Shqip? Nuk ju duket fjali e një informate idiotike? Dhe, këtu nis një strategji edhe më idiotike e Shaqir Fetait! Meqë askush nuk po e lavdëron, seps puna e tij prej tradhëtari nuk mund të lavdërohet, puna e tij prej shkelësi të Kushtetutës së BFI nuk mund të lavdërohet – atëherë, Shaqir Fetai zgjedh obsion vetëlavdërimin. Tutje, thuhet: “pasi shprehi kënaqësinë e tij për mënyrën si Bashkësia Fetare Islame është duke funksionuar pas zgjedhjes së H. Hfz. Shaqir ef. Fetait në detyrën e Reisit”!!! Madje, të njëjtën frazë vetëlavdëruese ka filluar ta nënvizojë në çdo pseudoinformatë që ka të bëjë me vizita të kota. Qytetarët nuk e urojnë më por, shprehin habi, shprehin befasi se si po funksionon BFI pas zgjedhjes së tij “reis”! Në fakt Shaqir Fetai kurrë nuk u zgjodh, por, u luajt loja se “u zgjodh”, sepse ai paraptrakisht u instalua në BFI nga pushteti aktual maqedonas, kurse me instalimin e tij BFI-ja përjetoi dhe po përjeton një nga periudhat më të turpshme të saj!
BFI-ja sot, me instalacionin e quajtur Shaqir Fetai, është e depersonalizuar, është e defaktorizuar, është Institucion për turp… Pastaj, maja e gënjeshtrës, e paftyrësisë, maja e talljes së Shaqir Fetait! Ish-deputetin dhe familjen e tij e paska informuar me planet për muajin e Bekuar të Ramazanit! E ka informuar mbretin ndërsa mbreti miletin! Asnjë mysliman në këtë vend nuk është i njohtuar me ndonjë plan të Shaqir Fetait për Ramazan! Po çfarë “plani” na qenka ai që duhet të mbahet sekret nga populli ndërsa të njohtohet vetëm përfaqësuesi i popullit! Dhe, katër ditë më vonë, vjen vendimi për orë policore dhe krejt “plani” i Shaqir Fetait bëhet nul! Shaqir Fetai nuk ka plan tjetër alternativ, sepse – ku di Shaqir Fetai se çka është plan e çka projekt, çka aktivitet rutinor e çka plan aksional javor, mujor e vjetor. Fusharakut të mjerë edhe shkretëtira i duket fushë.
Dhe fare në fund të informacionit, njohtohemi se në BFI-në e Shaqir Fetait, pa kurrfarë vendimi të Rijasetit, pa kurrfarë mështetje në Kushtetutë e në sistematizim të vendeve të punës, na funksionuaka “sektori Administrativo-Juridik”! Një shkelje kushtetuese flagrante e Shaqir Fetait, një injorancë e tij, një dëshmi se ai nuk ka lidhje me funksionimin e administratës! Nuk mund të ketë sektor pa njësi! Dy e më shumë njësi që trajtojnë çështje të disiplinave të një fushe përbëjnë një sektor. Njësitë kanë udhëheqësit e tyre që udhëheqin punët e të varshmëve të tyre. Mbi këta udhëheqës është drejtori, apo, kordinatori, apo udhëheqësi, apo përgjegjësi i sektorit! Një instiucion me disa sektore, në çdo sektor nga një përgjegjës që udhëheqin me vetëveten! Kjo mund të ndodhë vetëm në “institucioin” e Shaqir Fetait!

3.
Një teolog paska shkruar libër dhe paska vendosur t’ia japë kopjen e parë “udhëheqësit të të gjithë myslimanëve të vendit”, Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai nuk paraqet asgjë tjetër përveçse “instalacion qeveritar maqedonas” në BFI! Shaqir Fetai nuk është i pranueshëm si “kryepar” në katundin e vet e lëre më në vend! Shaqir Fetai dhe Shaqir Fetahat e vockël në BFI a i lexojnë more komentet, a nuk shohin se në çdo paraqitje të tij bombardohet me komente nga më ofendueset prej myslimanëve gjithandej vendit! A ka familje Shaqir Fetai, a i vie keq prej fëmijëve të tij, a nuk i vie inatë nga familja e gjërë e nga farefisi për ato qindra e mijëra komente plotë sharje dhe ofendime që i shkruajnë myslimanët për të! A e di Shaqir Fetai se në çfarë pozitash i ka nxjerrë fëmijët e vet, miqtë e tij, familen e tij! Ky bën “reisllëkun” ndërsa myslimanët e vendit e shajnë me gjithçka që ka! Boll keq! Po, mirë t’i bëhet atij që kërkon ta kruaj me gjethe fiku!
Po si mos të shahet Shaqir Fetai kur ai mundohet që të bëjë karrierë me punën e huaj! Ai e nxjerr aktivitet personal veprën e tjetrit! Diçka edhe më rëndë se plagjiatura, diçka edhe më rëndë se kompilacioni, diçka edhe më rëndë se sa t’ia vjedhish tjetrit djersën. Autori ka shkruar libër dhe kjo nuk përbën lajm! Lajm të gëzueshëm përbën fakti që autori paska zgjedhur që ekzemplarin e parë t’ia dorëzojë “reisit”! Dhurimi i librit është një gjest personal, një shprehje respekti i mikut për mikun, një ndarje e gëzimit në mes miqësh dhe – ku është këtu lajmi? Ku është këtu aktiviteti? Ku është këtu pranimi i tjetrit si “udhëheqës i krejt myslimanëve”! Shkoni more në rr.s.

4.
Specialisti i kirurgjisë torokale e paska vizituar Shaqir Fetain! Në fakt, këtij nuk i paska shkuar kurrë në mend që ta ndërmarrë një hap të tillë me vetëiniciativë. Ka ardhur te Shaqir Fetai pasi që ky e ka ftuar t’ia japë një kafe, ta nderojë si mjek! Dhe, sakaq publikohet hilja e Shaqir Fetait, po ajo hile të cilën po e përgatitë me shumë njerëz, me shumë teologë, të cilët po i fton për të qarë një dert a një hall dhe ky pastaj bën lajm se u vizitua dhe iu shpreh “mirënjohja se si po e drejton BFI-në”! Pordha të ftohta të cilat mund t’i përpijë vetëm Shaqir Fetai!
Dhe, në hile gjithnjë del injoranca e hilexhiut, djallëzija e tij, del pisllëku i tij! Me specialistin në fjalë paskan “ shkëmbyer mendime dhe përvoja të ndryshme…”! A e kuptoni se çfarë “mrekullie” ka ndodur?! Specialisti i kirurgjisë torokale ka shkëmber përvoja me BFI-në, gjegjësisht me Shaqir Fetain dhe, anasjelltas! Epo kur idiotizmi shpërthen kufinjtë e vet, fundin duhet ta ketë në çmendi!

5.
Shaqir Fetait i vie shumë keq se si qeveria maqedonase ia futi dy këmbët në një këpucë! Hej, qeveria maqedonase, instaluesja e instalacionit (Shaqir Fetait) në BFI, ia ngushtoi punët! Orë policore për Ramazan dhe, me këtë, ia prishi të gjitha “planet” Shaqir Fetait, të ngritura mbi shtatë-tetë pikët e miratuara në mbledhjen e parë dhe të fundit të “Rijasetit” të Shaqir Fetait. Po, mos të harrojmë, në atë mbledhje u vendos që të gjithë myftinjtë, imamlerët dhe “sektori i diasporës” të angazhohen që të kërkojnë sa më shumë nga shqiptarët dhe nga myslimanët që të regjistrohen, pra, të zhvillojnë fushatë për regjistrimin e popullatës që do të nisë e kryhet përgjatë Muajit të Ramazanit! Shaqir Fetai nuk e mbajti më një mbledhje të dytë për ta “abroguar” këtë vendim, meqë regjistrimi u shty për në shtator! Nuk u informua as diaspora e cila po përgatitej që të presë mysafirë nga BFI-ja, sepse Shaqir Fetai ishte lavdëruar se do të dërgojmë delegacione të veçanta nëpër diasporë me qëllim për t’i nxitur që të regjistrohen bashkëatdhetarët tanë dhe ky aksion të dalë sa më i suksesshëm! Por, VMRO-ja i turr me “sus”! A nuk është kjo përpjekje e hajnit! A nuk është hajni? Aktivitetin e të tjerëve ta përvetësojë, ta personalizojë dhe nesër të mburret Shaqir Fetai se sa i suksesshëm na doli! Një jetë të tërë ka vepruar kësisoj dhe karrierë ka bërë mbi dallavera amatoreske.
Kryeministri si dhe kryetari i shtetit, nga të gjithë liderët fetarë kanë kërkuar kërkuar që të jenë shembull për besimtarët përkatës i respektimit të masave qeveritare për zbutjen e përhapjes së pandemisë. Kurse, Shaqir Fetai, jo që ka pranuar masa shtrënguese por, ka pranuar që të diskriminohet dhe të diskreditohet faqe krejt qytetarëve të vendit. Shikoni në foto të cilën e kanë publikuar edhe pinjollët e Shaqir Fetait në FB-un e BFI-së! Shikoni se në çfarë karrige ulet Kryetari i KOM-it e në çfarë karrige ulet “kryetari” i BFI-së! Selam nuses së dajës, i thonë kësaj pune! Tallje totale me Shaqir Fetain! A do ta përpinte një lojë të tillë Sulejman ef. Rexhepi? Do t’ia pëshurte takimin organizatorëve!

6.
Shaqir Fetai ndërkombëtarët, veç të tjerash, i pret edhe me një person (Mustafa Dautin) të cilin e prezanton si “Drejtor i Sektorit për marëdhënie me jasht (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme)!!! Drejtor i marëdhënieve të jashtme që mbanë kontakte me institucionet e brendshme!!! Dhe këto raporte pastaj i spiunon te BE, OSBE, NATO dhe anasjalltas! Sepse, në rastin konkret bëhet fjalë për marëdhënie me shërbimet intelegjente dhe me ministrinë e punëve të brendshme të vendit! Edhe atë, kush? Cili? Mustafa Dauti! Vjedhësi i të gjitha ndihmave humanitare që nga viti 2015! Fukarai i cili, që nga viti 2015 e këndej mund të llogaritet si një nga milionerët e Maqedonisë së Veriut! Mustafa Dauti për të cilin, vetë miqtë e tij dëshmojnë se iu është lavdëruar si bashkëpunëtorë shumë efikas policor! Po ç’lidhje ka ky me BE, me OSBE, me NATO? Ua di emërtimet e plota këtyre institucioneve që dalin me shkurtesë nga inicialet e fjalëve që formojnë Institucionin relevant ndërkombëtar?
E përballë me të huaj duke ua prezantuar si magjistër! Ndërsa komisioni i formuar për shqyrtimin e fakteve që i publikoi revista italiane lidhur me plagjiaturën e disertacioneve të shumë punëtorëve shkencorë në UT-së, ka shtrirë aktivitetin e vet edhe në universitete të tjera dhe, hulumtimet flasin për një trishtim të paparë ndonjëherë në historikun e këtyre trevave. Kanë kërkuar tërthorazi të dinë se si është situata edhe në universitetet private, pra, edhe në Universitetin Ndërkombëtar ku, vlojnë fallcifikati dhe plagjiaturat e tezave të doktoraturës si dhe të magjistraturave. Në mesin e këtij “kuadri shkencor” të dalur nga ky universitet ka “specialistë” nga fushat e ndryshme, ka edhe teologë, si plagjiat përmendet edhe emri i Mustafa Dautit, tema e të cilit është zbuluar arkivave të institucioneve arsimore në Tiranë! Shaqir Fetai këtë mundohet të na e shesë si “specialist” edhe myslimanëve të vendit por, fatkeqësisht, edhe ndërkombëtarëve.

7.
Kohën e fundit, Shaqir Fetai u trondit nga disa fakte që flisnin për raportet e tij katastrofale me hoxhallarët e vendit. Nuk ka hoxhë që ka një thërimë respekti për këtë farë instalacioni qeveritar! Për ta “përligjur” këtë fakt të pamohueshëm, keni parë se si kohëve të fundit Shaqir Fetai ka udhëtuar gati prej myftinie në myftini, duke kërkuar që të mbajë mbledhje me këshillat e xhemateve (vetëm në Gostivar ka mbajtr mbledhje me Kuvendin (!!!) e myftinisë së Gostivarit!!! Takim me hoxhallarë! Të takohemi dhe merremi vesh për Ramazan! Në takim i ka informuar imamlerët se kur nis agjërimi, kur është imsaki, kur falen vaktet dhe, aq! Këtë strategji e ka përdorur për të dëshmuar para myslimanëve se, ja, të gjithë hoxhallarët më presin e më nderojnë!
A ka pasur teolg në vend që ka shprehur respekt e dashuri ndaj Sulejman Rexhepit më shumë se Shaqir Fetai! Cili teolog në vend është lavdëruar me fjalë më pompoze nga Shaqir Fetai, ashtu siç është lavdëruar Sulejman Rexhepi! Para kujt është përkulur Shaqir Fetai më shumë se sa para Sulejman Rexhepit? A ka pasur bashkëpunëtorë apo teolog në vend që nuk e kanë dashur Sulejman Rexhepin me po aq dashuri sa Shaqir Fetai! A mund të duhet ndonjëherë Shaqir Fetai vetëm një për qind sa është dashur e sa është respektuar Sulejman Rexhepi? A mund ta gëzojë përkushtimin e bashkëpunëtorëve të vet vetëm një për qind sa e gezoi nga ata Sulejman Rexhepi? Dhe – në fund – Shaqir Fetai, ky më i dashuri i Sulejman Rexhepit, ia nguli thikën pas shpine “babait të vet shpirtëror”, Sulejman Rexhepit! Doli puna që krej ajo dashuri dhe ai respekt paska qenë kamuflim i urrejtjes së terrshme që e paskan pasur kundër Sulejman Rexhepit.
Pikërisht e tillë është edhe “dashuria dhe respekti” i teologëve të vendit ndaj Shaqir Fetait. Çka të mbjellish atë do të korrësh, oj nusja e dajës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…