128 persona kanë mbetur të vdekur në Nepal, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

Tërmeti goditi perëndimin e vendit pasi shumë njerëz ishin në gjumë në mbrëmjen e së premtes, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se magnituda ishte 6.4, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e vlerësoi atë në 5.6.

“Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” tha një zyrtar i policisë.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat. Megjithatë, rrëshqitjet e dheut në disa zona bllokuan rrugët.

Personeli mjekësor dhe furnizimet po transportoheshin me helikopter.

Dëshmitarët thanë se lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu dhe Nju Delhi në Indi.

Tërmetet janë të zakonshme në Nepal – një tërmet me magnitudë 7.8 në vitin 2015 vrau rreth 9000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lajçak: Në takimet me Kurtin dhe Vuçiq diskutuam për hapat e ardhshëm të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës…

Kolona ruse pranë Kievit është shpërndarë, dhe kjo është shenjë e keqe

Kolona prej dhjetëra kilometrash që qëndroi në vend për ditë të tëra…

Pothuaj gjysma e ujit për pije në Tetovë humbet nëpër tubacionin jocilësor dhe lidhjet e egra

Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të…

Historianët: Lista serbe të shpallet organizatë terroriste dhe anti-kushtetuese në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër…

ASH: Pushteti rrezikon Bërvenicën, ne u tërhoqëm nga Kërçova dhe Çashka

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duke u munduar që ta fuqizojë votën…