OSMAN DEMIRI për frymëzimin

Kushti i parë për t’u marrë me art, është liria shpirtërore dhe pastaj vjen frymëzimi. Sa u përket temave, ato vijnë e shkojnë, varësisht nga gjendja dhe situata që na rrethon. Vetëm me këto kushte mund të flasim për një vepër që mund ta sfidojë kohën dhe t’i rezistojë asaj. Kur shpirti përjeton shkëputje nga gjithë ajo që e rrethon, gjen një rahati, një mirëqenie me vetveten. Kjo shpeshherë është e kundërta me gjendjen faktike, apo me jetën e përditshme, ku marrin pjesë problemet e shumta jetësore. Pra, frymëzimin e gjej vetëm kur kam këto shkëputje nga realiteti, çlirohem, apo largohem në momente nga to. Gjithsesi, burimi i frymëzimit dhe i temave janë po këto probleme dhe fenomene shoqërore, të cilat mund t’i trajtosh drejt vetëm nga kjo “distancë” psikike. Sa i përket kohës, ajo duhet të jetë e përhershme, që d.m.th, po e vare veprën në gozhdën e një periudhe të caktuar kohore, ajo shpejt vdes.(HEJZA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Favorizimet dhe diskriminimi kulturor

Midis nesh Favorizimet kulturore janë dukuri që shprehen si pasojë e urdhrave…

Amatorët e dështuar!

Midis nesh Shoqëria shqiptare gjithandej është përplot me diletantë, të cilët jo…

Kush e gatuan kulturën

Si në politikën shqiptare, ashtu edhe në kulturën shqiptare, është bërë praktikë…

Kultura si paneton i ‘elitistēve’ partiakë

Letër nga Shkupi Në vendin tonë (RMV) janë publikuar dhjetëra shkrime gazetareske…