Gjeopolitika e viteve të fundit ka njohur konflikte të panumërta të Koresë së Veriut me vendet fqinje, nga “kushërinjtë” e Jugut e deri tek Japonia, por shumë më rrallë me Rusinë, një nga vendet e pakta që nuk sulmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimin e Kim Jong Un.

Javët e fundit, në zonën detare mes dy vendeve tensioni po rritet gjithmonë më shumë. Forcat ruse kanë ndalur tre anije koreano-veriore, si dhe 262 pjesëtarë të ekuipazheve, me akuzën e gjuajtjes ilegale. Për të vërtetuar këtë, sasi të mëdha që tejkalojnë 30 mijë kallamarësh janë sekuestruar në anijet koreane, ashtu si dhe pajisje ilegale të gjuetisë së peshkut.

Nuk është një rast i izoluar, madje javën e kaluar përballja midis forcave ruse dhe ekuipazheve koreano-veriore arriti deri në konflikt të armatosur, ku të paktën një koreano-verior ndërroi jetë dhe disa persona mbetën të lënduar.

Gjithsesi, sipas Moskës, episodi nuk do të krijojë krisje në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithmonë e më shumë Koreja e Veriut ka ngritur nivelin e agresivitetit në det, duke peshkuar edhe në ujëra që i përkasin vendeve fqinje, për të balancuar sadopak krizën ushqimore që e ka kapitur vendin.

Vetë ekuipazhet arrijnë edhe të përgjigjen me zjarr bllokimit të anijeve nga forcat ruse, nga frika e një bllokimi të anijeve që janë prone shtetërore, për të cilat përgjigjen me jetën e tyre./ a2cnn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…