24 persona kanë përfunduar në pranga, pasi që më shumë se 200 forca policore e komando kanë marrë pjesë në megaoperacionin “Magma”, të ndërmarrë në Itali, ku forcat vendase të rendit kanë shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar, raporton Top Channel.

Grupi rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, dhe kishte në përbërje edhe brazilianë.

15 prej tyre përfunduan në burg, 9 të tjerët janë në arrest shtëpie.

Mediat italiane shkruajnë se aktiviteti zhvillohej në provincën e Reggio Calabrias, ndërsa mbanin lidhje edhe me organizatën famëkeqe mafioze, “Ndrangheta”.

Në mënyrë që të mos linin gjurmë, për të komunikuar, anëtarët e grupit përdornin celularë të koduar ose kabina telefonike publike kur lidheshin me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Hetimet kishin nisur që prej vitit 2019, në bazë të dyshimeve se “Ndragheta” në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane, po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge, duke kaluar sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Europë. Kështu, ngarkesa të mëdha kokaine vinin nga Brazili, magazinoheshin në Zvicër e më pas transportoheshin në Lombardi për t’ua shitur blerësve të identifikuar, përfshirë një shqiptar.

Hetimi zbuloi se konsorciumi kriminal prodhonte dhe vetë sasi të mëdha kanabisi, duke u kujdesur për proceset e mëtejme të përpunimit. Ai kultivonte marijuanë në një zonë rurale të Komunës se Candidonit, ku policia sekuestroi gati 1300 bimë kanabis e 74 kg drogë, dhe arrestoi dy prej autorëve të cilët u kapën në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Disa raste të PSP-së do të nisin nga e para

Pasi disa raste të PSP-së, pas disa vitesh gjykim, do të fillojnë…

Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën tonë euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin…

Katari: Ndërhyrje urgjente për kapërcimin e situatës së rëndë humanitare në Liban

Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban,…

Reagimet për shkak të dënimit të Navalnyt: SHBA-ja thellësisht e shqetësuar, Gjermania kërkon lirimin e opozitarit rus

Shtetet e Bashkuara thanë se ishin thellësisht të shqetësuara për dënimin me…

Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me…