Marina amerikane ka shkarkuar komandantin e bartësit të aeroplanëve “Teodor Ruzvelt”, Bret Krozier i cili kishte shkruar letër ku kërkohej masa më të rrepta kontrolli si pasojë e Covid-19.

Marrja e komandës ndaj anijes me ekuipazh prej pesë mijë ushtarësh, kapitenit Kroizer i është kumtuar nga ana e sekretarit amerikan të marinës Tomas Modli, duke potencuar se ka bërë vlerësim shumë të keq në kohë krize.

Ndërrimi i komandos ndodhi dy ditë pasi letra doli në opinion. Kjo tregon se përhapja e koronavirusit është sfidë e madhe për institucionet amerikane, madje edhe ata që janë mësuar me misione të rrezikshme dhe komplekse, siç është Pentagoni.

Modli deklaroi se letra është dërguar përmes zinxhirit të komandës, por se Krozier nuk e ka parandaluar përhapjen e tij.

Deri tani të infektuar me koronavirus janë konfirmuar më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit të anijes.

Bartësi amerikan i aeroplanëve “Teodor Ruzvelt” gjendej në Oqeanin Paqësor kur marina e paraqiti rastin e parë me koronavirus në anije para një jave. Pastaj anija ka arritur në bazën Guam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…