(Në ditën e Bajramit, si rekapitulim të “aktiviteteve” gjatë Ramazanit, Shaqir Fetai pati një paraqitje në një televizion nacional në RMV, ku lëshoi një mori rrenash, ofendimesh e përçmimesh. Në vazhdim do ta analizojmë përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

Në pyetjen se si ishte realisht situata në terren, Shaqir Fetai shpërthen, shpërthen me një potpuri rrenash të cilat i vinte në funksion të ofendimit, të mohimit të traditës dhe të nënçmimit të kolegëve të vet.
Ne, thotë Shaqir Fetai, në prag të Ramazanit kemi pasur dy objektiva: të mbulojmë xhamitë tona me kuadër, do me thënë, nëpër xhami ku nuk ka imamlerë t’i dërgojë Shaqir Fetai, si dhe ta mbulojë diasporën ku veç më Shaqir Fetai paska mbi 200 qendra të vetat!
Njohësit e situatave, dhe fatmirësisht këta njohës janë në masë të konsiderueshme, sakaq do ta kapin në rrenë Shaqir Fetain. Le të na e thotë Shaqir Fetai vetëm një xhami në Maqedoninë e Veriut që nuk paska pasur imamë e që paska pasur nevoja të mbulohet me “imamët” e Shaqir Fetait! Po edhe sikur të jetë e vërtetë, a nuk është i turpshëm mobilizimi i Shaqir Fetait vetëm për Muajin e Ramazanit? Muajve të tjerë, gjatë tërë vitit do të rrinë mbyllur xhamitë, xhematet pa imamë, ë?
Rrena më e pështirë të cilën Shaqir Fetai e përdorë tash e disa herë, që kur u instalua nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së është se bashkësia “fetare” e tij tashmë paska me qindra qendra islamike në diasporë! Po si i paska BFI-ja 200 qendra të veta në shtetet perëndimore?! A e kupton Shaqir Fetai fjalën qendër? Po supozojmë se ekzistojnë këto qendra dhe, pa dyshim që diaspora jonë, të të gjitha komuniteteve, e ndjejnë shumë të nevojshme që të themelojnë faltore, xhami, vendlutje, të kenë një Shtëpi të Zotit ku do të luten dhe, për këtë qëllim, myslimanët tanë të devotshëm kanë ndjekur fillimisht xhami ku imamlerët kanë qenë të huaj, nuk kanë pasur mundësi të kuptojnë vazet, nuk kanë pasur mundësi të ngrisin probleme, të zgjidhin çështje, të shtrojnë pyetje dhe, si rrjedhojë e kësaj, është arritur ai ndërgjegjësim që secili, sipas mundësive, të bëjë xhamitë e veta! Tani shqiptarët në Perëndim i kanë “qendrat” e veta, ka xhami me kompleks objektesh ndihmës, i kanë themeluar vetë, i kanë ndërtuar vetë, i kan blerë vetë, kanë angazhuar teologë vetë, kanë kërkuar nga bashkësitë fetare të vendeve respektive! Tani, t’ia vjedhësh këtë djersë mërgimtarëve tanë dhe ta paraqesësh si “pasuri” personale, apo si qendër të Institucionit tënd, kjo po që është më tepër se ndyrësirë, se idiotësi! Shaqir Fetai dhe “bashkësia” e tij me asgjë nuk kanë kontribuar për këto qendra, me përjashtim të kontributit të tyre në shpërnguljen masovik të myslimanëve tanë të cilët një ditë, do të kenë nevojë edhe për xhamitë e tyre! Ato 200 qendrat e Shaqir Fetait janë vetëmse 200 xhemate, komunitete myslimanësh prej viseve tona, të cilët, me vetëkontribut kanë arritur të ngrisin Shtëpi të Zotit dhe që përmes këtyre Shtëpive vetë ata kërkojnë që të ruajnë lidhshmërinë me atdheun, duke punësuar aty-këtu imamlerë nga vendlindja ose, herë pas here me propozim të BFI-së. Kjo është, mbi të gjitha, edukatë e myslimanëve tanë, ky është një gjest modest patriotik e kombëtar dhe, në këtë gjest, nuk mund të ketë hise asnjë gram Shaqir Fetai. Prandaj, mos t’ua nëpërkëmbë djersën dhe imanin, duke i përvetësuar ato qendra sikur të jenë të tij, sikur ky ua ka shpërndarë, ngjashëm siç shpërndanë abdalli mirënjohje “e dekoracione” kot e kot!
Fundja, ato 200 qendra kësaj radhe haptazi dëshmuan fuqishëm se nuk janë të Shaqir Fetait, se nuk e respektojnë këtë mahluk dhe se nuk e duan, ndaj dhe, ia doli mezi që të pranohet në 4-5 qendra dhe, të shkurtojë axhendën për katër ditë, sepse, e nuhati “pit-bulli” se nuk ishte puna mirë! Këto 200 qendra, duke e ditur se kanë të bëjnë punë me një munafik e përçarës të madh, me një hajn që në emër të islamit përpiqet që t’i rjepë mërgimtarët, t’ua marrë paratë dhe t’i shpenzojë nëpër lezete partiake, kësaj radhe më se 80 për qind të fitrave dhe zeqatit e orientuan nëpër organizata të ndryshme humanitare dhe, vetëm shkaku i Shaqir Fetai, Medresja “Isa Beu” u dëmtua për një buxhet shumë të konsiderueshëm!
Shaqir Fetai i ofendon mërgimtarët tanë! U thotë se ua ka mbuluar të gjitha qendrat islamike në perëndim, në SHBA madje edhe në Australi ku i paska. Do me thënë, muslimanët tanë nuk janë falur, nuk kanë pasur imamlerë derisa ua ka “themeluar” qendrat islamike ky farë abdalli dhe se, sot i paska mbuluar të gjitha ato me imamlerë. Po më përpara, a kanë pasur imamlerë këta myslimanë, a janë lutur, apo, në myslimanizëm kanë hyrë pasi ua ka krijuar kushtet Shaqir Fetai! Djallëzi e llojit që mund ta bluaj vetëm Shaqir Fetai!
Të gjithë medresantët, të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, të gjithë profesorët kësaj radhe paskan qenë në shërbim të xhamive, kuadër që paska mbuluar xhamitë, me qëllim që t’iu shërbejnë xhematlinjëve!!! Po kush i ka shërbyer këta “të shkretë” para se të “zgjohet” Shaqir Fetai! Kush i shërben këta xhematlinjë jasht Muajit të Ramazanit, a funksionojnë xhamitë apo jo, ose, vetëm gjatë Ramazanit funksinojnë xhamitë tona që kanë nevojë për shërbimin e “kuadrit” të Shaqir Fetait? Ky sa herë të flasë meriton gojës “papuçe të kupatillës”!
Shaqir Fetai na qenka habitur! Ndonëse popullata jonë po ikë nga vendi i vet si pasojë e hajnave të tipit të Shaqir Fetait, ai kësaj radhe është habitur se si xhamitë kanë qenë plotë! Do me thënë ai konstaton se hala paska mundësi të ikë popullata jonë, derisa të përgjysmohen xhamitë!
A ka qenë ndonjëherë Shaqir Fetai nëpër xhami gjatë Muajit të Ramazanit! A ka zbritur ndonjëherë në Shkup e të shohë se si janë bllokuar edhe rrugët qendrore gjatë faljes së teravisë. A ka dalur më herët nëpër xhami e të shikojë se çfarë atmosfere mbretëronte nëpër xhamitë e Shkupit gjatë Muajit të Ramazanit!
Megjithatë, Shaqir Fetai rrenë, bënë politikën e atyreve që e fshehin shpërnguljen masovike të myslimanëve të vendit. Shaqir Fetai nuk e tregon të vërtetën, apo, nuk ka pasqyrë se si ka qenë më herët ndaj dhe nuk mund të tërheqë paralele por, i mjafton që xhamitë për Ramazan paskan qenë plotë! Rrenë, sepse, ka xhami nëpër qytetet e ndryshme, madje ka pasur xhami në Shkup që kësaj radhe nuk ka pasur më shumë se dy-tre safe, sepse, nuk kanë pranuar që të falen pas “imamlerëve të ideologjizuar” të Shaqir Fetait. I kan bojkotuar lutjet fetare, sepse nuk kanë dashur që të ndikohen dhe të devijojnë nga praktikimi i islamit ashtu siç e kanë trashëguar qysh nga vitet e para të Pushtetit Osman! Ata nuk i pranojnë “imamlerët” e Shaqir Fetait të cilët dekretohen prej këtij farë abdalli, sepse, i duhen, pa tipat e tillë nuk mund ta përfundojë misionin – përçarjen dhe deziorientimin e xhematlinjëve tanë!
Shaqir Fetai deri në këtë Bajram nuk paska pasur kurrfarë pikëtakimi me atmosferën e Fitër Bajramit gjatë viteve të mëparshme! Ai as nuk di ndaj dhe as nuk mund të mbajë në mend se si ka qenë më herët! Ai e kujton “pamjen impozante” vetëm të ditës së këtij Fitër Bajrami, pamje kjo që as për së afërmi nuk është si ajo e para 30-25-20-15-10 viteve të fundit! Në krahasim me pamjet dhe atmosferën e më hershme, kjo e këtij Fitër Bajrami të cilës i gëzohet Shaqir Fetai, është e mjerë, është e dhimbshme, është e trishtueshme.
Shaqir Fetai ka bindjen se “ka formuar një ambient të jashtëzakonshëm”! I gjori ia merr mendja se është magjistar! Ia paska dalur që të shikojë fytyrat e të gjithë xhemateve tona, paskan qenë të lumtur e të buzëqeshur, kjo për faktin se ai dhe honxho-bonxhot e tij paskan formuar “ambient të jashtëzakonshëm”! Kjo nuk është shkurtpamësi! Kjo nuk është vetëm përpjekje për ta deformuar realitetin e mjerë në terren, kjo është, mbi të gjitha, kënaqësi e brendshme e Shaqir Fetait që ia ka arritur ta dezorientojë xhematin tonë, ndaj, mosshkatërrimin total të BFI-së ai e konsideron “ambient të jashtëzakonshëm, impozant”! Kjo është pasqyra psikike e Shaqir Fetait që reflekton misionin mercenarik të tij! Ai i shënjëzoi sidomos dy shtresa: shtresën intelektuale dhe atë studentore (jo-intelektuale!), të cilët masovikisht i paskan mbushur xhamitë, do me thënë, akoma janë këtu, akoma nuk kanë ikur që të gjithë! Mision i djallit ky i Shaqir Fetait!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të korruptuarit dhe ekstremistët janë “Vëllezërit Siamezë”

Pse Shaqir Fetai nuk është i ftuar në asnjë event ndërkombëtar organizuar…

Pandemia si tokë pjellore për autoritarizëm

Historia e njerëzimit njeh edhe shumë abuzime të trishta në momente pandemike.…

Hallaçi: BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!!

BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!! Kombi Shqiptar meriton më shum, për të…