Shiu po bëhet më i shpeshtë në Greenland dhe po përshpejton shkrirjen e akullit atje.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri dhe shkencëtarët thonë se janë të surprizuar që kanë zbuluar se edhe në dimrin e gjatë Arktik bie shi.

Shtresat masive të akullit në Greenland po mbahen nën vëzhgim, për shkak se përmbajnë një sasi të madhe uji të ngrirë.

Dhe nëse i gjithë ky akull do të shkrinte, niveli i deteve do të rritej me 7 metra, duke kërcënuar kështu qendrat e populluara bregdetare nëpër botë.

Zakonisht gjatë dimrit në Greenland bie dëborë, e jo shi, duke bërë që të ruhet balanca e shkrirjes së mundshme të akullit në verë.

Sipas asaj që shkruan BBC, shkencëtarët studiuan pamje të kapura nga sateliti të shtresave të akullit. Ata zbuluan se reshjet e shiut ishin rritur që prej 2012-s.

Në më shumë se 300 raste, mes 1797-2012, analizat e tyre zbuluan se reshjet e shiut kishin shkaktuar shkrirje të akullit.

Pjesa më e madhe kishin ndodhur në verë, ku temperaturat e ajrit shpesh ngjiten mbi zero.

Por një numër gjithnjë e në rritje ndodhte edhe në muajt e dimrit, kur errësira permanente e dimrit polar pritet që t’i mbajë temperaturat nën zero.

Ekspertët thonë se u surprizuan me faktin që bie shi në dimër, megjithatë ata thonë ky fenomen bën sens për shkak të valës së të nxehtit që vjen nga Jugu.

Sipas shkencëtarëve, rritja e reshjeve të shiut mund të ketë pasoja të rëndësishme.

“Edhe nëse bie gjatë dimrit dhe më pas ngrin shumë shpejt, shiu ndryshon karakteristikat e sipërfaqes, duke e lënë atë më të butë dhe më të errët dhe e përgatit që të shkrijë më shpejt kur të vijë vera. Sa më i errët të jetë akulli, aq më shumë nxehtësi thith nga dielli, duke bërë që të shkrijë më shpejt. Kjo hap një derë në një botë që është ekstremisht e rëndësishme për t’u eksploruar”, tha Prof. Marco Tedesco nga Universiteti i Columbia në New York, në një prej shkencëtarëve që mori pjesë në këtë studim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…