Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka paguar 1.7 milionë euro për blerjen e automjetit për shuarjen e zjarrit me shkallë nga një kompani e Budapestit, ku në këtë biznes është i përfshirë edhe dhëndëri i sekretarit të Qytetit të Shkupit. Ndërsa për të njejtin automjet, Zagrebi ka paguar dyfish më pak.

Këto akuza kanë pasuar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, përcjell INA. Siç thuhet kontrata është bërë midis Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “Horoskop KFT” nga Budapesti. Automjeti kundër zjarrit me shkallët speciale është nga një prodhues i njejtë, ku të njejtin e ka blerë edhe Qyteti i Zagrebit duke paguar vetëm 794 mijë euro plus TVSH-në. Nga partia opozitare theksuan se ky tender është një vepër e rëndë e keqpërdorimit të parave të qytetarët, duke dëmtuar ata në këtë kohë pandemie. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambsadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Ish kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj DedaJ, është kontaktuar nga…

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen…

Janushev: Zaevi ka marrë fund politikisht

Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Igor Janushev në…

Filipçe: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi…

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinë

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak…