Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënoi qëndrimin e të punësuarve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe anëtarëve të komisionit disiplinor ndaj gazetarëve të cilët sot kanë dashur ta ndjekin seancën në të cilën komisioni duhej të diskutonte për inspektorin Gjorgji Ilievski.

Kundër tij është ngritur procedurë disiplinore pasi ai kumtoi informacione për avancimin e kundërligjshëm në titujt shkencor të funksionarëve aktual në pushtet nga radhët e BDI-së.

“Prania e gazetarëve dhe opinionit në seancat e këtij lloji është me rëndësi të jashtëzakonshme për të siguruar procedurë korrekte dhe të drejtë, posaçërisht kur ka të bëjë me një temë me interes për publikun e gjerë. Degradimi dhe mosrespektim i gazetarëve që janë në detyrë pune është e papranueshme në një shtet demokratik, sepse gazetarët janë sytë dhe zëri i popullit. Sipas gazetarit Vasko Magleshov, i cili u përpoq të merrte pjesë në seancë, gazetarëve përveç që nuk u është lejuar të marrin pjesë në seancë, u është urdhëruar të largohen nga ndërtesa. Këtë kryetarja e Komisionit e ka bërë vetë, pas potencuar cili ligj e lejon këtë”, thekson SHGM-ja në reagim.

Shoqata e gazetarëve i bëri thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi publikisht të thotë në bazë të cilit ligj, akti nënligjor apo rregullore është sjellë vendim nga ana e komisionit disiplinor për përjashtimin e opinionit nga seanca e sotme.

“Gjithashtu, prej tij presim, të ngrit procedurë kundër anëtarëve të Komisionit nëse kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret për punë dhe kanë dalë jashtë autorizimeve të tyre”, shton SHGM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…