Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) u bëjnë apel mediave në mënyrë konsekuente ta respektojnë Kodin e gazetarëve të Maqedonisë kur raportojnë për ngjarje në të cilat ka pasoja tragjike të shoqëruara me jetë të humbur njerëzish.

SHGM dhe KEMM kumtuan se me shqetësim reagojnë ndaj përhapjes së titujve senzacional dhe informacioneve pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare “Siti moll” në të cilin, sipas informacioneve zyrtare, jetën e humbi një vajzë 24-vjeçare.

“Publikimet përmes së cilave shfaqen kuadrot eksplicite nga aksidenti rrugor mund ta shqetësojnë opinionin dhe të shkaktojnë dhimbje shpirtërore shtesë tek anëtarët e familjes dhe personat e afërt të të vdekurve. Mediat e kanë për obligim ta informojnë opinionin për informacione me interes publik, por më pas ta respektojnë privatësinë e personit si edhe dhimbjen personale dhe keqardhjen ndërsa në pajtim me nenin 8 të Kodit të gazetarëve sipas së cilit “mënyra e informimit në rast të tragjedive familjare duhet të lirohet nga senzacionalizmat”, theksojnë nga SHGM dhe KEMM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Një risi ushtarake është zbuluar nga Izraeli, duke shfaqur një sistem lazer…

Habibi i bashkohet Ozilit kundër kinezëve: të mbrojmë vëllezërit

Kampioni i i MMA Habib Nurmagomedov i është bashkuar mesfushorit të Arsenalit…

25 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës…

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i…

Pendarovski tregon se kur do të vendoset nëse do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, vlerëson se do të shpallen edhe 30…