Të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët, Stoltenberg ia bëri me dije Vuçiqit se NATO është e gatshme të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për ta siguruar paqen, stabilitetin dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Si kundërpërgjigje, në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite në gjuhën serbe, ku shkruan “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”.

Grafite të ngjashme ishin shkruar edhe më herët në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por edhe në komunat tjera në veri të Kosovës, por tani për herë të parë u shfaq nënshkrimi “Brigada e Veriut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Kurti: Nuk duhet t’i harrojmë krimet e Serbisë, por të kërkojmë të vendoset drejtësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se krimet e Serbisë në Kosovë…

Ra nga lartësia teksa punonte, vdes prizrenasi

Një person nga Romaja e Prizrenit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve…

Viktor Orban: Nuk duam myslimanë në vendin tonë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se vendi i tij nuk dëshironte…

Vuhan, ku nisi COVID-19, izolon gati 1 milion banorë

Pothuajse një milion njerëz në një periferi të Wuhanit – qyteti i…

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Nuk ka konsensus në koalicionin qeverisë rreth rekomandimeve të miratuara të Komisionit…