Rreth 10 persona mendohet të jenë nën rrënoja pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejit të dielën, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Shembja shkaktoi një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit dhe që Darmanin tha se mund të duhen orë të tëra për ta shuar. Ai tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja.

Pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe një person i gjashtë po trajtohej për tronditje, shtoi ai, raporton Reuters.

Një ndërtesë e tretë është shembur pjesërisht dhe njerëzit janë evakuuar nga rreth 30 ndërtesa në zonë.

Objektet që u shembën në Rue de Tivoli nuk dihej se kishin ndonjë problem strukturor, tha Darmanin.

“Mendimet tona janë me Marsejin”, tha presidenti Emmanuel Macron në një mesazh në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pesë policë të vrarë në Ekuador, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi…

Një ushtar i cili kishte shërbyer në Kosovë, gjendet i vdekur në mënyrë misterioze

Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës…

E pazakontë: Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i…

Forcat amerikane stërvitje të përbashkët me forcat rumune në krahun më lindor të NATO-s

Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbashkëta në afërsi të Detit…

Ukraina thotë se forcat e saj zmbrapsën sulmin rus në Kharkiv

Forcat ukrainase zmbrapsën një sulm në qytetin e Kharkiv nga forcat ruse,…