Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock po realizon një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës.

Zyrtarja gjermane në këtë formë dëshiron të tregojë se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Berlinit, raporton dw.

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me dërgesa armësh dhe mbështetje humanitare dhe financiare”, tha ajo.

“Është e qartë për mua, (presidenti rus, Vladimir) Putin është duke u lodhur nga mbështetja dhe solidarizimi ynë me Ukrainën”, tha kryediplomatja gjermane.

“Ai beson se mund t’i ndajë shoqëritë tona me gënjeshtra dhe t’i shantazhojë me furnizime energjetike”, shtoi ajo.

Ndryshe, kjo është vizita e saj e dytë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Luftëtarët ukrainas: “Kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve”

Një nga mbrojtësit e fundit ukrainas në Mariupol i ka thënë BBC-së…

37 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 11 të shëruar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 37 raste…

Parlamenti holandez jep dritën e gjelbër për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në

Dita e sotme ka nisur me lajm të mira për Shqipërinë. Përpos…

Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë anti-Covid-19

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e…

Prokuroria heton aferën për zv/ministrit Musa

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetim në lidhje me rastin…