Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë vizitës në Bucha, tha: “Këtu, ju ndjeni se sa e rëndësishme është një hetim i plotë dhe llogaridhënia”.
“Unë e mbështes plotësisht gjykatën penale ndërkombëtare dhe i bëj thirrje federatës ruse që të pranojë të bashkëpunojë me ICC (Gjykata Ndërkombëtare Penale). Por kur flasim për krimet e luftës, nuk mund të harrojmë se krimi më i keq është vetë lufta”, tha ai.
Shefi i OKB-së është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn me të cilin ka parë nga afër pasojat e luftës.