Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i jep fund”, pasi “të gjitha mjetet” për të luftuar virusin janë tani në dispozicion, deklaroi sot shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës.
Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i jep fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin.Ai shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri këto mjete” dhe tha se me “rreth 50.000 vdekje në botë në javë, pandemia është larg përfundimit”.
Kreu i OBSH -së foli në hapjen e madhe të “Samitit Botëror për Shëndetin”, mbledhja vjetore e profesionistëve dhe politikanëve në Berlin.

Objektivi i OBSH-së është që 40 për qind e popullsisë së çdo vendi të vaksinohet deri në fund të vitit dhe 70 për qind deri në mesin e vitit 2022. Tedros thekson rregullisht se i vjen keq për akumulimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendet e pasura.“Është e mundur, por vetëm nëse vendet dhe kompanitë që kontrollojnë furnizimin i kthejnë fjalët e tyre në vepra. Vendet që kanë vaksinuar tashmë 40 për qind të popullsisë, duke përfshirë G20, duhet t’i lënë sasitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave në sistemin ndërkombëtar Covax dhe Fondin Afrikan të Prokurimit të Vaksinave (Avat) të krijuar nga Bashkimi Afrikan,” tha Tedros.

“Prodhuesit e vaksinave duhet të ndajnë njohuritë, teknologjitë dhe licencat e tyre dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale,” shpjegoi ai.Në një video-mesazh të regjistruar, kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se “suksesi i vaksinave, të zhvilluara dhe të vendosura në treg në kohë rekord, u la nën hije nga tragjedia e shpërndarjes së padrejtë”.“Ne të gjithë jemi të kërcënuar nga nacionalizmi dhe akumulimi i vaksinave,” tha Guterres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…