Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë sot se është e rëndësishme dhe inkurajuese qësë shpejti do të mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq  në Bruksel ku do të diskutohet edhe propozimi evropian.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fushat afër qytetit Bakhmut të mbushura me kufoma të trupave ruse

Luftimet janë duke vazhduar në qytetin Bakhmut të Ukrainës ku forcat ruse…

Kurti: Nuk mund të vij as sonte

Lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka bërë të ditur se sot…

52 raste të reja me CoVid-19 në Maqedoni, 4 të vdekur

Rritet në mënyrë drastike numri i të prekurve nga virusi korona në…

Vërshimet në Skenderaj, Nura: Nuk ka të vdekur

Gjendja më e rëndë si pasojë e reshjeve gjatë së enjtes u…

Sela uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje…