Zyrtarët amerikanë thonë se aktualisht Putin nuk është serioz për bisedimet e paqes

Administrata e  presidentit Joe Biden është duke nxitur liderët ukrainas të tregojnë vullnet për të negociuar me Rusinë dhe jo të deklarojnë se refuzojnë të marrin pjesë në bisedimet e paqes me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky presion i SHBA, vjen disa ditë pas irritimit të Joe Biden pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e Zelenskyt për më shumë ndihma ushtarake. Kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk synon të shtyjë Ukrainën në tryezën e bisedimeve, specifikuan burimet për gazetën Uaashington Post, por është pjesë e përpjekjeve për garanci, që qeveria e Kievit të ruajë mbështetjen e vendeve që nuk duan që lufta të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Zyrtarët amerikanë ndajnë të njëjtin mendim me atë të homologëve të tyre ukrainas, sipas të cilëve Putin, tani për tani nuk është serioz për negociatat e paqes.

Megjithatë, ata besojnë se vetoja e shprehur nga Zelensky ndaj liderit të Kremlini ka krijuar shqetësim në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku efektet e luftës, për sa i përket kostos së jetesës dhe mungesës së ushqimit, po ndihen gjithmonë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…

Kosova bëhet për herë të parë me Muze të Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se 22 vite…

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Haradinaj

Pas deklaratës para mediave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për takimin…

Cili mund të jetë ndikimi në tregjet amerikane me pushtimin eventual të Ukrainës nga Rusia

Nëse Rusia e pushton Ukrainën, tregjet globale të aksioneve mund të kenë…

Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore të viktimave të masakrës së Rezallës

Në Kizhevak të Serbisë është konfirmuar ADN-ja e mbetjeve mortore të zhvarrosura.…