SHBA u ka kërkuar aleatëve të saj “të lëvizin çdo gur” për ta mbajtur Kievin të pajisur me armë – ndërsa forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në Ukrainën lindore dhe jugore.

Për të dytën ditë radhazi, shpërthime tronditën gjithashtu rajonin separatist të Trans-Dniester në Moldavinë fqinje, duke rrëzuar dy antena të fuqishme radioje pranë kufirit me Ukrainën.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet, por Ukraina fajësoi Rusinë.

Një kërkesë e tillë vjen mes frikës në rritje ndërkombëtare se lufta po fillonte të përhapej më tej mbi kufijtë.

Ndërkohë, në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin thirri një takim me zyrtarë nga rreth 40 vende në bazën ajrore amerikane në Ramstein.

Ndërsa në një fjalim sonte, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss pritet të thotë se Perëndimi duhet të përgatitet për “afat të gjatë” për të siguruar humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe t’u bëjë thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe të furnizojnë Kievin me tanke dhe aeroplanë luftarakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjenerali shqiptar i dërgon porosinë e fortë Vuçiqit

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka komentuar pas deklaratës së…

Pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror. Analiza e Henri Kisingerit

HENRY A. KISINGER / Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell…

Presidenti kinez flet me Putin: Mbështesim Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut

Ndërkohë që vendet Perëndimore janë bashkuar kundër Rusisë, fqinji i saj, Kina…

Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme…

Spitalin mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar…