Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta si pasojë e tornados që ka ndodhur 80 kilometër në jug të qytetit St. Louis

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dëme të mëdha janë shënuar për shkak të tornados në Missouri të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së sherifit në zonën Bollinger, Casey Graham dhe informimit nga zyrtarët e rajonit, të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta si pasojë e tornados që ka ndodhur 80 kilometër në jug të qytetit St. Louis.

Nga fuqia e tornados janë shkulur pemët nga rrënjët, si dhe janë dëmtuar pjesët e jashtme të shtëpive dhe çatitë janë copëtuar, ndërkohë në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Mike Parson, guvernatori i Missourit nga llogaria e tij twitter ka ndarë informacionin se ka marrë pjesë në punimet e kërkimit me personelin e situatës emergjente.

“Kemi konfirmuar se ka humbje të jetëve dhe të plagosur për shkak të tornados në Bollinger”, ka konfimuar Parson.

Edhe policia e Autostradës së rajonit Missouri ka ndarë nga adresa e saj twitter pamjet me dron që paraqesin dëmet e shkaktuara nga tornado dhe për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës së rrezikshme.

Shërbimi Kombëtar i Motit theksoi se tornadoja me fuqi të lartë shkatërruese ka lëvizur me një shpejtësi rreth 210 kilometër në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Asociacioni i Komunave kërkon fond emergjent pas vërshimeve

Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot e kanë…

Vriten babai dhe djali i tij

Në vendin Sorens, kantoni Friburg në Zvicër janë vrarë Naum Kolev (47)…

Alarm për bomba në 18 shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme alarme…

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Britani, anulohen disa fluturime

Disa aeroporte britanike njoftuan sot për vonesa të mëdha në realizimin e…

Rastet aktive me Covid-19

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që…