SHBA-ja regjistroi dje për të dytën ditë radhazi më shumë se 70 000 raste dhe 1 000 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Në 24 orë, vendi ka regjistruar rreth 73 800 raste të reja me COVID-19 nga 76 500 një ditë më parë dhe më shumë se 1 150 të vdekur nga 1 225 një ditë më parë”, sipas universitetit, që aktualizon shifrat në vazhdimësi.

Numri total i të infektuarve të diagnostikuar në tokën amerikane që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 4,1 milionë, 1,26 milionë prej të cilëve janë shëruar.

SHBA-ja, vendi më i prekur në botë në vlerë absolute nga COVID-19, ka regjistruar në total 145 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Pas një përmirësimi në pranverë, epidemia po njeh rritje që prej fundit të qershorit, veçanërisht në shtetet më të populluara të jugut dhe perëndimit të vendit si Teksasi, Florida dhe Kalifornia.

Që prej 11 ditësh, niveli i infektimeve të reja çdo 24 orë nuk është ulur nën pragun e 60 000 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…