Numri i vdekjeve nga armët te fëmijët ishte 1.732 në vitin 2019, por u rrit në 2.590 deri në vitin 2021

Washington DC

Vdekjet e shkaktuara nga armët e zjarrit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA janë rritur me 50 për qind gjatë dy viteve, sipas një analize të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar këtë javë, transmeton Anadolu.

Para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vitin 2019, numri i vdekjeve të lidhura me armët në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë më të vegjël se 18 vjeç ishte 1.732, thuhet në analizë.

Por deri në vitin 2021, ky numër është rritur ndjeshëm në 2.590.

“Shkalla e vdekjeve nga armët mes fëmijëve dhe adoleshentëve u rrit nga 2,4 vdekje për 100.000 banorë të mitur në vitin 2019 në 3,5 për 100.000 dy vjet më vonë, që paraqet një rritje prej 46 për qind”, sipas analizës.

Qendra Kërkimore Pew ka kryer analizën pas të shtënave fatale në shkollë më 27 mars në Nashville, Tennessee, ku u vranë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë.

Numri dhe shkalla e fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë me armë zjarri në vitin 2021 ishte më e lartë se në çdo moment që nga të paktën viti 1999, tha qendra.

Qendra Kërkimore Pew ka analizuar statistikat më të fundit vjetore të vdekshmërisë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Protestuesit e zemëruar përleshen me policinë në Britani

Qindra protestues të zemëruar u përlplasën këtë të shtunë me policinë britanike.…

Ruskovska: Arsyet e suspendimit tim janë Spasovski dhe rasti “Besa Trans”

Refuzimi i Villma Ruskovskës të gjunjëzohet para presionit politik është arsyeja që…

3 raste të reja me koronavirus, numri shkon në 70

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi  gjatë ditës…

Haxhiu: Njohja e statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik është obligim ligjor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm,…

Lajçak: Lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka, integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar

Në forumin që po mbahet në Dubrovnik, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi…