Korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom pretendon se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar në mënyrë efektive Rusinë që të marrë pjesë në një konferencë për energjinë bërthamore në Uashington duke i mohuar vizat e hyrjes.

Rosatom dhe mbikëqyrësi i sigurisë industriale i Rusisë, Rostekhnadzor, planifikuan të merrnin pjesë në konferencën ministrore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Uashington më 26 dhe 28 tetor, njoftoi reuters.

Në fakt, duke cituar një deklaratë të korporatës ruse, SHBA ende nuk u ka lëshuar viza të hyrjes personelit rus.

“Ne e konsiderojmë këtë si një shprehje të mungesës së respektit të Shteteve të Bashkuara për IAEA”, tha pala ruse.

Theksojmë se SHBA kishte lejuar muaj më Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov të merrte pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara në New York.

Ndryshe, SHBA ende nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të zyrtarëve rusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Spasovski dhe Dimitrov e uruan Kurtin për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka uruar kryeministrin e…

Norvegjia dëbon 12 punonjës të ambasadës ruse, pretendon se janë spiunë

Norvegjia ka dëbuar sot më shumë se 12 punonjës të ambasadës ruse…

Vazhdimi i mandatit të Speciales, reagon OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka…

Rusia mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë – thotë shefi i shtabit të Ministrit Federal të Mbrojtjes së Gjermanisë

Rusia tani mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë,…

Osmani: Të rrisim angazhimin që Serbia t’i jap informacionet për të zhdukurit me dhunë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Serbia të që…