Shumë afër presidentit Joe Biden, dy incidente misterioze kanë shqetësuar zyrtarët e inteligjencës. Disa burime i thanë CNN se dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u sëmurën nga diçka e panjohur; njëri afër portës së kopështit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tjetri duke kaluar një portë në anën jugore. Të dyja ngjarjet ndodhën në nëntor dhe përfshinin zyrtarë të këshillit të sigurisë kombëtare.

“Ka dhe një impakt psikologjik lidhur me mënyrën se si ky sulm u bë dhe pse u zgjodh ai lokacion specifik. Kjo dërgon mesazhin se ‘ne mund t’iu afrohemi ju deri në Shtëpinë e Bardhë”, tha Jonathan Wackrow, ish-agjent i Shërbimit Sekret.

Quhet “Sindroma e Havanës”, pasi në mënyrë të pashpjegueshme simptomat nisën me diplomatët amerikanë në Kubë, rreth 5 vite më parë. Sulme të ngjashme kundër zyrtarëve dhe anëtarëve të inteligjencës së SHBA-ve ndodhën në Rusi, Kinë dhe shtete të tjera. Simptomat përfshijnë humbje të dëgjimit, marrje mendsh dhe dhimbje koke.

Një ish-agjent i CIA-s, thotë se është goditur në një hotel në Moskë në 2017. “U zgjova në mes të natës dhe kisha një marrje mendsh të tmerrshme. Dhoma po më rrotullohej, dhe më vinte të villja. S’kisha përjetuar kurrë diçka të atillë. Kisha zhurma në veshë dhe po më gumëzhinin”, kujton Marc Polymeropoulos. Ai thotë se u diagnostikua me traumë në tru pas sulmit dhe u detyrua të dilte në pension.

Autoritetet federale amerikane kanë hapur një hetim se kush qëndron pas sulmeve me valë sonore. Thuhet se mund të jetë Rusia ose Kina. “Më të mirë në këtë fushë janë rusët. Do të dyshoja se janë rusët dhe se është një operacion i fshehtë i inteligjencës se sa me synimet për të lënduar dikë”, thotë Robert Baer, ish-oficer i CIA-s.

Rusia mohon çdo përgjegjësi, ashtu si Kina apo Kuba. Ekspertët nuk besojnë se presidenti Joe Biden rrezikohet nga ndonjë sulm i tillë brenda Shtëpisë së Bardhë./A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…