Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, i njohur si SEC, ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi ekstradimin e të pandehurin Hyeong Do Kwon, shtetasit korean të akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për mashtrim me kriptomonedha.

I akuzuari Do Kwon dyshohet se ka shkaktuar më shumë se 40 miliardë dollarë humbje si pasojë e përmbysjes së kompanisë që themeloi kriptomonedhën Terra.

Ai u arrestua nga policia malazeze në aeroportin e Podgoricës derisa po udhëtonte për Dubai me pasaportë të falsifikuar. Ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas Ministrisë malazeze të Drejtësisë, Komisioni amerikan po ashtu ka kërkuar nga zyrtarët malazezë që deri më 13 tetor të marrin në pyetje të akuzuarin Do Kwon për të përmbushur procedurat civile në Shtetet e Bashkuara.

Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë ka ngritur padi ndaj Do Kwon në gjykatën e Nju Jorkut.

Arrestimi i Do Kwon tërhoqi vëmendjen e publikut botëror, pasi ai është një nga personat më të kërkuar që akuzohet për një mashtrim përmes kriptomonedhave./voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Snopçe: Diskriminimi i nxënësve të Medresesë duhet ndalur

Kliko https://fb.watch/cH2xu78X00/

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve…

Konjufca shkon sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për…

Familjarët e gruas së vrarë në gjendje të rëndë emocionale, arrijnë në vendngjarje

Familjarët e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që dyshohet se u vra…