Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po trajnon trupat ukrainase në Gjermani, duke i ndihmuar ata të mësojnë sisteme të avancuara të armëve.

“Sot mund të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjen me forcat e armatosura ukrainase për sistemet kyçe në instalimet ushtarake amerikane në Gjermani”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së, John Kirby, në një konferencë për shtyp.

Kirby tha se programi i trajnimit është në koordinim me qeverinë gjermane.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, shtoi Kirby.

Rreth 50 ukrainas janë trajnuar duke përdorur një howitzer, një armë me rreze të gjatë veprimi.

Të trajnuarit do të mësojnë gjithashtu se si të përdorin sistemet e radarit dhe mjetet e blinduara, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

“Ukrainasit në thelb do të jenë vetë trajnerë, ata do të kthehen në Ukrainë dhe do të stërvitin shokët e tyre të skuadrës”, tha Kirby.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se trajnimi i forcave ukrainase po zhvillohej edhe në pjesë të tjera të Evropës, por nuk bëri të ditur vendndodhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasadori amerikan në Moskë kthehet për konsultime në Uashington

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se këtë javë ai…

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën…

Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj Putinit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin e…

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, paraburgosen tre të pandehurit

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve…

Bullgaria kërkon përgjegjësi për djegjen e flamurit bullgar në Australi nga diaspora maqedonase

Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës…