Në muajin prill, Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – një veprim që Kievi e cilësoi si një “shuplakë në fytyrë”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov do të udhëtojë këto ditë drejt shtetit amerikan, por këtë mundësi nuk do ta kenë disa gazetarë pro-kremlinit.

Lavrov do të kryesojë disa takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, raporton theguardian.

Shtetet e Bashkaura nuk iu kanë dhënë viza gazetarëve që ta përcjellin kryediplomatin rus, i cili pritet të qëndrojë disa ditë në qytetin amerikan.

Kjo ka bërë që të reagojë Lavrov, i cili ka thënë se Moska nuk do t’ia falë Uashingtonit për refuzimin e vizave amerikane për gazetarët rusë, të cilët kishin për qëllim ta shoqëronin atë në një vizitë në selinë e OKB-së.

Ndryshe, Rusia si anëtare e përhershme e OKB-së, disa herë ka shfrytëzuar të drejtën e vetos dhe ka bllokuar nisma të ndryshme ndërkombëtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar për mashtrim, pasi i njëjti dyshohet se përmes…

Ditëlindja e Goce Dellçevit nxit tensione mes Shkupit dhe Sofjes

Zënkë e pazakontë në rrjetet sociale mes politikanëve rreth përkatësisë etnike të…

Siguria kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet. Rama: Ka rëndësi strategjike

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe: Ia keni dalë të…

Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor

Një ligj i miratuar në Shqipëri i ka mundësuar kompanisë A.N.K Sh.P.K.,…

Kovaçevski për garën për kryetar të LSDM-së: Nuk komentoj deri sa të shpallen zgjedhjet brendapartiake

Zëvendësministri i Financave dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski…