Tri ditë të bisedimeve për kontrollin e armëve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pritet të nisin më 28 korrik në Vjenë.

Përgjatë raundit të parë të bisedimeve muajin e kaluar të dyja shtetet kanë diskutuar për marrëveshjen e fundit mes tyre për këtë çështje, përkatësisht, Traktatin për Armët e Reja Strategjike, që përcakton se sa koka bërthamore mund të ketë secili shtet.

Pas bisedimeve të muajit qershor, i dërguari i posaçëm presidencial për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, pati thënë në një konferencë për media se ai dhe zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, kanë arritur mjaftueshëm përparim, si dhe janë pajtuar për të krijuar disa grupe punuese teknike, teksa synojnë të zëvendësojnë marrëveshjen e vitit 2010, para se të skadojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Këto bisedime do të zhvillohen një ditë pas një dialogu njëditor të mbajtur më 27 korrik rreth sigurisë hapësinore, njëherësh i pari i një formati të tillë mes dy shteteve prej vitit 2013.

Në të, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rregulla për sjellje të përgjegjshme në Hapësirë, të cilat do të krijoheshin bazuar në rregullat ekzistuese të luftës, duke marrë për bazë parimet si proporcionaliteti dhe njerëzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35…

Një jetimore në Ukrainë goditet nga granatimet e forta ruse

Një jetimore në Vorzel, në një qytet të vogël rreth 40 km…

Nata e sundimit, nderit, vlerës

“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund…

Sinani: Policia maqedonase më maltretoi në Qafë Thanë, kërkova ndihmë mjekësore

Kryetari i nderit të IGFM-së për Maqedoninë e Veriut, Idriz Sinani, thotë…

Dujovski: Vetëm një e treta e transportit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut është legal

Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi për TV…