Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin ndaj Mianmarit, pas ekzekutimit të katër aktivistëve për demokraci nga junta ushtarake.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Kina mund të ketë ndikim në Mianmar më shumë sesa çdo vend tjetër, raporton BBC.

“Ne po u bëjmë thirrje shteteve në gjithë botën që të veprojnë kështu. Ne po ashtu do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Kina nuk përzihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

I pyetur për ekzekutimet, Zhao Lijian ka thënë se Mianmari duhet të përdorë ligjet dhe kushtetutën për të zgjidhur dallimet.

Dy aktivistët, Kyaw Min Yu dhe Phyo Zeya Thaw, janë arrestuar pas puçit ushtarak të vitit të kaluar, nën akuzat për kryerje të “akteve terroriste”.

Ata janë dënuar me vdekje në një gjykim me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kina mohon se është duke punuar për të krijuar ‘makinën e kohës’

Disa dokumente të publikuara së fundmi në media kanë nisur përhapjen e…

Qeveria miraton dy vendime dhe një nismë

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën…

​Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, në një intervistë…

Kaliforni, Pandemia detyron lirimin e 8 mijë të dënuarve

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i…

Cilët janë hakerët që thonë se ndezën zjarr në një fabrikë në Iran?

Është shumë e rrallë për hakerët të cilët veprojnë në botën digjitale,…