Administrata Biden akuzon për frenim të konkurrencës dhe inovacionit, kompania: Ofrojmë shërbimin më të mirë

SHBA kundër Google, në një gjyq unik pas 25 vitesh nga përplasja me Microsoft. Kështu antitrust çon në sallën e gjyqit për monopol dhe mbytje të konkurrencës gjigandin teknologjik. Ky është edhe procesi i parë për monopol në epokën moderne të internetit dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për administratën Biden dhe forcën e saj kundër të mëdhenjve të teknologjisë.

Akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë për shuarje të konkurencës dhe moslejimi i rivalëve teknologjike për të afruar një alternativë, motori i kërkimit mbrohet nën tezën se kontratat janë të gjitha të ligjshme dhe sjellin benefite për konsumatorin, të cilit i ofrohet teknologjia më e mirë nga kjo platformë, dhe se mundësitë e zgjedhjeve në treg ekzistojnë, por në fund është çështje preferencash.

Një fitore e mundshme nga kolosi teknologjik në këtë duel gjyqësor, do të ishte mjaft i rëndësishëm për të gjitha kompanitë e tjera teknologjike, që kanë përfunduar në shenjestrën e antitrustit amerikan.

Gjatë kësaj jave, nisja e këtij procesi, do të pasohet nga një tjetër mbledhje me dyer te mbyllura mbi inteligjencën Artificiale në Kongresin amerikan, ku të pranishëm do të jenë Elon Musk i X/Twitter, Mark Zuckerberg i Meta dhe Sundar Pichai i Google.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BESA: Prokuroria të mos bie pre e presioneve politike

“Pas më shumë se një muaj presion publik për zbardhjen e skandalit…

Ushtria e Maqedonisë pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja…

Gjermania do t’i trajnojë ushtarët ukrainas, thotë ambasadorja gjermane

Përfaqësues nga më shumë se 40 vende aleate me ShBA-në po zhvillojnë…

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Pas pauzës prej katër ditëve, mbrëmjen e djeshme ka filluar regjistrimi i…

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar…