Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë një balonë të dyshuar kineze të vëzhgimit që është parë duke fluturuar mbi vende të ndjeshme ditët e fundit.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ishin të bindur se “baloni i mbikqyrjes në lartësi të madhe” i përkiste Kinës. Së fundmi është parë mbi shtetin perëndimor të Montanës.

Por udhëheqësit ushtarakë vendosën të mos e rrëzonin atë pasi kishte shqetësime mbi rrezikun e rënies së mbetjeve.

Kina nuk ka komentuar ende.

Kanadaja tha të premten se po monitoronte “një incident të dytë të mundshëm” që përfshin një tullumbace vëzhgimi, por nuk tha se cili vend mund të qëndronte pas tij. Po ashtu në deklaratë thuhet se po punon ngushtë me SHBA-në për të “mbrojtur informacionin e ndjeshëm të Kanadasë nga kërcënimet e inteligjencës së huaj”.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët atje.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se qeveria përgatiti avionë luftarakë, përfshirë F-22, në rast se Shtëpia e Bardhë urdhëronte që objekti të rrëzohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

ASH: Komuna e Tetovës të bëj publike kontratën për honoraret me avokatin Trajçev

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e…

Petkoviq thotë se edhe sot iu ndalua hyrja në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar…

Gjukanoviq në OKB: Ekziston rreziku i destabilizimit të Ballkanit Perëndimor

Pavarësisht sfidave të shumta, Mali i Zi mbetet i vendosur për të…

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet…

Bomgartner: Në qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Ambasadori i Francës në vend, Siril Bomgartner në ClickPlus në TV21 tha…