Shtetet e Bashkuara frenojnë euforinë izraelite. “Mos aneksoni tokë palestineze pasi kjo dëmton planin e presidentit Donald Trump për paqe”, ishte paralajmërimi i ambasadorit amerikan në Izrael për kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Reagimi i ambasadorit David Friedman erdhi pasi kreu i qeverisë izraelite prezantoi hartat e reja për të aneksuar territor të Palestinës, bazuar në planin e Trump. Por zgjidhja përfundimtare e ofruar nga Amerika është refuzuar gjerësisht nga Palestina, Bashkimi Europian dhe shumë shtete arabe.

Uashingtoni kërkon kohë për të mundësuar një mbështetje më të madhe politike për projektin e paqes në Lindjen e Mesme.

Netanjahu është në fushatë elektorale për zgjedhjet e 2 marsit, dhe kërkon ta përdorë këtë temë për pikë politike. Megjithatë, ai pranoi se nuk do të vendosë në rrezik planin e ofruar nga Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe…

Von der Leyen: Politikanët e nënvlerësuan koronavirusin

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja…

“Titaniku” trazon BDI-në e Çairit, dyshime për “komplot” kundër Izet Mexhitit?!

Skandal i madh u zbulua kësaj jave nga rrjeti investigativ IRL në…

Skandali me Xhamajkën, Vlora Çitaku thyen heshtjen

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e…

Raporti i zbulimit do të shqyrtojë teoritë mbi origjinën e COVID-19

Agjencitë amerikane të zbulimit pritet t’i dërgojnë një raport Presidentit Joe Biden…