Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar dhe e dënojnë sulmin me armë zjarri e gurë ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit në Zubin Potok.

Hovenier tha se këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane e përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje shmangen spekulimet që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Njëjtë si Hovenier, edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensionet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ngritët aktakuzë ndaj personit që kreu vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë…

Covid-19, situata në Gjermani po del jashtë kontrollit

Masat e ashpra anti-Covid në fuqi edhe në ditët e festave nëpër…

OSBE: Zgjedhjet ishin transparente dhe të qeta

Transparente dhe të qeta i përshkroi misioni i OSBE zgjedhjet e zhvilluara…

6 të vrarë dhe 10 të plagosur në Kaliforni

Ende i panjohur motivi dhe autori i masakrës Të paktën 6 persona…