Shaqir Fetai, sakaq, me përmirësimin e gabimit trashanik, duke e korrigjuar sintagmën “sekti Hanefi” me Shkolla Juridike Hanefi, jep shenja se e ka kuptuar “gjuhën diplomatike” që e përdorën kësaj radhe parija e tërë fetare e Turqisë. Zatën, po dëshmohet se Shaqir Fetai nuk kupton pa ia tërhequr veshët sikurse gomarit inatçorë

Në fund të javës së parë të muajit qershor, Shaqir Fetai, i ashtuquajturi dhe i vetëshpalluri “reis”, (edhe atë falë mbështetjes politike të pushtetit aktual maqedonas), në zyrën e uzurpuar priti një delegacion turk më në krye atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës turke në Shkup, z. Mustafa Mesten.
Shaqir Fetai, hipokriti i pashembull ndër botën myslimane, shfrytrëzoi këtë rast dhe e promovoi idenë e tij të pistë e të mëkatshëm. Për ditë me radhë në lajmin e publikur në web faqen e BFI-së dhe nëpër rrjetet sociale ia mbajti emrin atasheut turk, të cilit i paska kumtuar faktin se “Bashkësia Fetare Islame dhe zyrtarët fetarë praktikojnë Islamin e trashëguar gjatë gjashtë shekujve të sundimit Osman, bazuar në sektin Hanefij”! Natyrisht, mosreagimi i këtij atasheu për këtë gënjeshër dhe për këtë ofendim, ka brengosur dhe ka irituar parinë fetare islame të Turqisë, pasi që, mbarë bota turko është informuar me këtë promovim të pistë të Shaqirt Fetait në prezencë të atasheut turk!
I menjëhershëm ka qenë reagimi i oponencës së Shaqir Fetait, Lëvizjes Myslimane për Reforma pranë BFI-së dhe, shërbimet e Shaqir Fetait, kanë zgjedhur trukun e “mashtrimit optik”! Kanë përmirësuar gabimin trashanik vetëm në fb-uk e BFI-së, ndërsa jo edhe në faqen zyrtare të BFI-së! Pas kësaj, Lëvizja Myslimane për Reforma ka alarmuar mbarë botën islame për synimet djallëzore të Shaqir Fetait! Jo vetëm djallëzore por edhe ofenduese, sepse Shaqir Fetai gënjenë para turqëve duke thënë se “BFI-ja dhe zyrtarët fetar praktikojnë islamin e trashëguar gjatë gjashtë shekujve të Perandorisë Osmane, bazuar në sektin Hanefij”! Vetëm BFI-ja dhe zyrtarët fetar, ë? Po myslimanët e vendit këtu çka praktikojnë, çfarë feje, çfarë sekti?! Kë ofendon Shaqir Fetai i paedukatë! Si tallet me jetëgjatësinë e Perandorisë Osmane nga e cila e paskemi marrur islamin bazuar në “sektin Hanefij”! Dhe, Shaqir Fetai ka menduar se ky ofendim dhe kjo djallëzi do t’i shitet pa u vërejtur dhe me këtë do t’ia taksojë këtë sukses shërbimeve sekrete të huaja.

Po ashtu, dy ditë pas kësaj deklarate fatale, Shaqir Fetai bën gabimin e dytë të radhës! Pranon në takim një delegacion “fetar” nga Serbia, më në krye dr. Mevlud Dudiçin! Kush është ky?
Ky, pra, efendi Dudiçi, më dhjet shkurt të vitit 2015, në cilsinë e kryesuesit të  ashkësisë Islame në Serbi do të takohet me ish kryetarin e KMSH-së, Skënder Bruçën, i cili, për shkak të qëndrimeve të tij gjyleniste do të bëhet “kurban” në interes të përforcimit të politikave frytdhënëse ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij turk.

Mevludin Dudiç dhe Skënder Bruçaj

Një muaj e dy javë pas këtij takimi, konkretisht më 23 mars të vitit 2015, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën patronatin e ish-kryetarit Skënder Bruçaj, do të organizojë një takim ndërkombëtar ku do të bëjë përpjekje të promovohen “filozofia dhe vlerat” e Fetulla Gjylenit!
Po në këtë datë, në Stamboll, nën Patronatin e Dijanetit të Turqisë do të organizohet një takim ndërkombëtar i liderëve fetar të Ballkanit, Evropës dhe të mbarë botës arabe. Këtë konferencë ndërkombëtare do ta përcjellin edhe liderët fetarë shqiptarë, ndërsa do të mungojë vetëm Skënder Bruçaj, i cili, do të mirëpresë dhe do të organizojë konferëncë në dy sesione, më temën “Islami dhe Paqja Globale”!
Në sesionin e parë të moderuar nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Ali Zaimi, do të trajtohen temat: “Qëndrimi i Islamit ndaj dhunës dhe terrorit”, Prof. dr. Ihsan Yilmaz; “Islami dhe paqja globale – origjina praktika dhe rrugëdalja”, Prof. As. dr. Ahmet Ecirli; Strategjia e Islamit në ndërtimin e paqes në botë – duke pasur si referencë mendimin e Fethullah Gylen”, Prof. dr. Mohamad Sharkawi; “Dialogu ndërfetar, rruga drejt paqes, Prof. dr. Ambrogio Bongiovani.
Ndërsa në sesionin e dytë të moderuar nga rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, do të trajtohen temat: “Respekti ndaj të shenjtës dhe qëndrimi kundrejt mosrespektimit të së shenjtës nën dritën e Kuranit dhe traditës profetike”, Dr. Atakan Derelioglu; “Përfshirja që i bën Islami feve të ndryshme dhe diversitetit të qytetërimeve”, Prof. dr. Sherif Hatim Avni; “Toleranca fetare shqiptare – si vlerë historike dhe virtyt i Republikës Demokratike”, Prof. dr. Gjergj Sinani.
Ndërsa në seancën speciale të moderuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, referuan Resul Rexhepi sekretar i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Mevlud Dudiç, Kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi, Hajrudin Mujkanoviç, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kroacisë!
Këtu edhe do të fillojnë krajatat e kryesisë së kësaj periudhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, deri në dorëheqjen e Skënder ef. Bruçajt! Ndërsa me grupin “gjylenist” të Dr. Mevlud Dudiçit turqët nuk u morën shumë, sepse wë moti e kanë të izoluar tërësisht!
Pikërisht këtë Dudiç e priti i ekzaltuar Shaqir Fetai dhe, natyrisht, turqit, do të reagojnë menjëherë, sepse, dy gafe të njëpasnjëshme të Shaqir Fetait do t’i hapnin rrugë edhe gafës së tretë edhe më fatale për myslimanët e Maqedonisë.
Pikërisht për këtë gafe është folur dhe i është tërhequr vërejtja Shaqir Fetait nga delegacioni i parisë fetare të Dijanetit të Turqisë. Shaqir Fetai rrenë kur thotë se u morëm veshë për realizimin e disa projekteve! Nuk është delegacion minor që nuk kërkon publikimin me pompozitet të projekteve. Shaqir Fetai nuk e tha konkretisht asnjë projekt, sepse, në fakt, kanë ardhur vetëm sa për t’ia tërhequr veshët e të ndalojë me talljet në dëm të islamin dhe të myslimanëve të vendit. Shaqir Fetai, sakaq, me përmirësimin e gabimit trashanik duke e korrigjuar sintagmën “sekti Hanefi” me Shkolla Juridike Hanefi, jep shenja se e ka kuptuar “gjuhën diplomatike” që e përdorën kësaj radhe parija e tërë fetare e Turqisë. Zatën, po dëshmohet se Shaqir Fetai nuk kupton pa ia tërhequr veshët për toke, sikurse gomarit inatçorë.

Levizja Myslimane per Reforma ne BFI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…