Shaqir Fetai, në një diçiturë përmes fb-ut të vet, kishte thënë: Në jetë kam has në njerëz me energji negative. Më janë dhimbsur sepse i vetmi aktivitet i tyre ka qenë dhe është përhapja e saj, edhe ate me mjetet më të prishta. Nuk kam ndejt indiferent ndaj kësaj gjendje dhe gjithmonë i kam këshilluar se Islami është shpresë, i gjallë, inspirues dhe hapja e rrugëve drejtë ardhmërisë”

Shkruan Benjamin Salihi

Shumë keq, tepër keq kur e ke fatin të takoshë njerëz të tillë me energji negatie. Do me thënë se, nuk të shqepen, vazhdimist të dalin përpara, sepse, diçka nuk është në rregull me ty! I miri, kurrë nuk takon njerëz me energji negative, kurrë nuk përplaset me ta, kurrë nuk ka nevojë t’ju rrijë indiferen, e as të merret me ta.

Po pse t’i dhimbsen Shaqir Fetait njerëzit me energji negative?! Kjo energji është problemi i tyre! Pse bëhet problem edhe për Shaqir Fetain! Dale pak!

Kë e kualifikin Shaqir Fetai “njeri me energji negative”? Atë që ia prish ideologjinë komunise! Atë që i flet për periudhën kur ka qenë spiun i UDB-së! Atë që e kritikon se si, i citur e i përkrahur nga shërbimet sekrete, do t’ia ngulë thikën pas shpine njeriut që një jetë të tërë e ka mbajtur në shpinë! Kush është “me energji negative” për Shaqir Fetain: ai që e kritikon se pse e shkel dhe e ka bërë leckë Kushtetutën e BFI-së! Pse ka vepruar, vepron dhe do të veprojë në kundërshtim me parimet kuranore dhe me ato që dalin nga Hadithi i Pejgamberit a.s.!? A është tradhëti të veproshë pas shpine të atij që të ka mburrur dhe që i ka varur shpresat në ty për një jetë të tërë? Tani, te kush është kjo energji negative: te Shaqir Fetai apo te ai që ia përkujton këtë ngjarje që nuk është asgjë tjetër përveçse puç klasik i ndihmuar nga pushteti aktual maqedonas!

Kush është me energji negative – ai që ia ngulë thikën pas shpine mikut të ngushtë apo ai që nuk e honeps dhe e lufton tërë jetën tradhëtarin?

Të gjithë bashkëpunëtorët e vet i ka me energji tepër negative, i ka të djallëzuar! Le të na tregojë Shaqir Fetai se si i udhëzon me islam këta negativca! Cili ishte gjesti pozitiv i tyre në rastin e përkrahjes së Shaqir Fetait në realizimin e tradhatësisë së madhe!

A është njeri me energji negatve ai i cili thotë se nuk e dua Shaqir Fetain në krye të BFI-së sepse, si element i UDB-së së dikurshme, u nxit dhe u përkrah në uzurpimin e BFI-së nga pushteti aktual maqedonas!

Çka ka energjio negative në tërë angazhimin e njerëzve për ta shpëtuar BFI-në nga bëdëizimi dhe udbashëzimi i këtij Instiitucioni! Çka ka energji negative në angazhimin e njerëzve për t’ia zbuluar të gjitha rrenat Shaqir Fetait; çka ka energji negative në angazhimin e njerëzve për t’ia shpalosur të gjitha përpjekjet për të vjedhur fitra e zeqat, për ta zhvatur e falur vakëfin, për ta shpenzuar vakëfin për rroga të majme, ndonëse dihet qëndrimi islam në raport me vakëfin dhe vakëflënësin, siç dihet edhe për vakëfngrënësin e vakëfshitësin!

Të gjitha këto angazhime për ta luftuar të keqen, për ta luftuar mynafikllëkun, për ta luftuar hipokrizinë, për ta luftuar hajninë, spiunimin, përgojimin, bashkëpunimin me të djallëzuarit, cilësi këto absolutisht të Shaqir Fetait, udhëzohen nga porositë kuranore si dhe nga porositë e Pejgamberit a.s., burime këto që nuk i lënë vend së keqes në mesin e myslimanëve.

Tani, sipas Shaqir Fetait, këto burime janë “plotë me energji negative”, a! Sepse, një ushtri e tërë intelektualësh që po e luftojnë Shaqir Fetain bazuar në porositë e shenjta, nuk mund të jenë “njerëz me energji negative”!

Fjalën e Zotit nuk mund ta durojnë vetëm djalli dhe të djallëzuarit.

Shaqir Fetai është mirë që të tërhiqet dhe mos të bëjë edhe më tej qufër, sepse, nuk do të ndalen brez pas brezi, sikur edhe një mië vite t’ia falë Zoti, nuk do të ndalin së kritikuari mënyrën se si e kreu puçin përmes tradhëtisë dhe bashkëpunimet me elementet destruktivë e antiislamiste!

Parimet islame, mbi të cilat zhvillohet lakuriqësimi i Shaqir Fetait, nuk mund të jenë “mjete të pista”, siç u thotë ky farë sharlatani! Por, as mjetet e informimit, sepse, ato vetëm po e përkrahin një luftë që bazohet në mjete që nuk janë asgjë tjetër përveçse burime islame!

Publikimi i cilësive të këqia të një pisi, publikimi i karakterit të një matrapazi, publikimi i shkathtësive tradhëtuese të një hipokriti, pa dyshim që është obligim islam, është porosi e shenjtë, është veprimtari që kurrë nuk guxon të heshtet, pavarësisht që për Shaqir Fetain tërë kjo mud të paraqesë “energji neative”!

E cila është “energji pozitive” për Shaqir Fetain? Pranimi i tij për “reis” përkundër të gjitha sifateve të një puro-hipokriti? Shkuarja në kabinet dhe shprehja e urimeve dhe përshëndetjeve për puçin klasik që e realizoi përmes pushtetit aktual maqedonas? Pranimi bashkëpunimit me të, ndonëse të gjitha veprimet i ka në përputhje me ata që janë të djallëzuar e që nuk e durojnë jetën normative e të koduar sipas burimeve islame, Kuranit dhe Hadithit! Heshtja para të gjitha deklarimeve të tij të cilat ia citon në vesh shejtani i mallkuar! Përkulja para hipokrizisë së tij!

Këtë “energji pozitive” asnjëherë nuk do ta takojë Shaqir Fetai! Do ta takojë, në çdo ditë të Zotit, vetëm atë “energji negative” që ia kallë datën duke ia nxjerrur zbuluar të gjitha shejtanllëqet dhe të bëmat e tij prej hipokriti!

Parimet islame janë mjete përmes të cilave do të luftohet çdo përpjekje devijuese e Shaqir Fetait, i pëlqeu kjo atij apo jo! Ai duhet ta dijë se, puçi klasik, instalacioni i pushteteve antiislame e antishqiptare si dhe tradhëtia e miqësisë, nuk mund të shpërblehen me lule aromëmira e me energji pozitive! Ai e ka të përcaktuar nga Zoti që, që nga tradhëtia e madhe, të ecë me saxhin prush mbi kokë! Kjo po që është “energji negative”, e destinuar për sojin e Shaqir Fetait!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…