“Hoxhallarë” të ndryshëm të Shaqir Fetait na kanë dalur në terren, në rolin e inkasantëve, ndërsa Shaqir Fetai thotë se do të jemi në mesin e xhemateve tona për t’ua shpjeguar sa më mirë islamin! Do me thënë, mos me qenë këta honxho-bonxhot e Shaqir Fetait, xhematet nëpër xhamitë tona, do të ngelin me interpretime të dobëta, të cunguara, të islamit

Nga Nermin Ahmeti

A i keni vërejtur komunikatat e injorantëve të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait? Komunikatat që kanë të bëjnë me shëtitjet e kota të komisioneve që i formon aty për aty Shaqir Fetai dhe që i lëshon si inkasantë të fitrit nëpër dynjallëk! Asnjë komision nuk guxon ta hedhë hapin pa “autorizimin” e Shaqir Fetait!
Me të drejtë kritikohej Shaqir Fetai që për një vit a i kishte mbajtur dy-tre mbledhje të “rijasetit” të tij a jo! I zënur në kapsllëk nga këto kritika, sikur tha se e kishte mbajtur një në prag të Muajit të Ramazanit dhe ku kishte sjellë “konkluza bazë”! U lavdërua nëpër media se kishte bërë një program e një “plan zhvëllimor” të aktiviteteve gjatë këtij Muaji të Bekuar. Natyrisht, “ekipi” i Shaqir Fetait i ka marrur detyrat dhe obligimet që duhet të kryen gjatë këtij Muaji dhe të gjithë duhet të jenë në “akcion”!
Pse atëherë “me autorizim të reisit”! Kë e tallë Shaqir Fetai? Si çka dëshiron të paraqitet Shaqir Fetai? Si u bëka që ekipi i hoxhallarëve të shkoj në Myftininë e Kumanovës “me autorizim të Shaqir Fetait”! Nëse nuk është ky “autorizim” asnjë hoxhë nuk guxon të shkojë në Kumanovë, ë! Apo t’ju tregojë kumanovarëve se i do Shaqir Fetai ndaj dhe me autorizim dërgon ekipin e vet që ta bëjë fet Kumanovën! Ja, ja, sa shpirtmir na qenka “reisi” Shaqir Fetai, aq i mëshirshëm sa ka lëshuar dorën dhe vetëm jep autorizime! Madje edhe në diasporë hoxhallarët nga Maqedonia e Veriut prezantojnë dhe “shpjegojnë islam” me autorizim të Shaqir Fetait!!! Do me thënë, nuk vlejnë vendimet e “rijasetit” të tij, nuk vlejnë mbledhjet, nuk vlejnë “konkuzat bazë”! Ato ishin formalisht, vetëm sa të aktrojmë para opinionit se kemi mbajtur mbledhje dhe se jemi dakortësuar që të jemi të gjithë në terren gjatë Ramazanit. Në terren hoxhallarët do të guxojnë të dalin vetëm nëse e kanë “autorizimin” e Shaqir Fetait dhe, nëse nuk e kanë nuk guxojnë të lëvizin! Do me thënë që xhamitë që na u “uzurpuan” nga persona të njohur për nga angazhimi sektashian e ideologjik e që po na i zbrazin xhamitë prej xhemateve, të gjitha këto janë me autorizime të Shaqir Fetait? Po pse a nuk bën që hoxhallarët t’ia pëshurrin krejt këto autorizime Shaqir Fetait, a! A nuk po shohin se ky farë pisi po tallet me ta!
Shaqir Fetai po tenton të shkruajë “histori”! Dhe, kjo histori, pas 30-40-50 viteve do të lexohet si kohë e një institucioni autokrat, me një diktaturë kur ka vendosur vetëm një individ, i cili ka pasur aq shumë fuqi sa, as zogjtë e malit nuk kanë guxuar të lëvizin nga një degë në tjetrën pa autorizimin e Shaqir Fetait, dhe se, në Maqedoni e në diasporë islam është bërë e shpjeguar vetëm me autorizim të këtij farë bilmezi!
Po si bëhet lëvizja e hoxhallarëve nëpër xhami e nëpër xhemate ekskluzivisht me “autorizim” të Shaqir Fetait. Hoxhallarë qenkan sjellë deri në atë derexhe sa, as këmbën mos të guxojnë ta hedhin pa këtë “autorizim” të pëshurrtë? Hoxhallarët të zhvillojnë jetë fetare islame vetëm sipas diktatit të Shaqir Fetait?!
Shaqir Fetai e di që as 5 për qind e teologëve në Maqedoninë e Veriut nuk e bëjnë mall! Shaqir Fetai e di fare mirë se është karikaturë e gjallë prej “teologut” të dështuar! Shaqir Fetai e di fare mirë se ka uzurpuar një post me tradhëti e spiunllëk. Shaqir Fetai e di fare mirë se ai post nuk i ka aspak hije, prandaj, ai lë “gjurmë me shkrim”: disiplinë autokrate, drejtim diktatorial, shpjegim të fesë vetëm me autorizim të Shaqir Fetait! Kështu do të lexohet kjo histori pas shumë kohësh. Do të habiten të gjithë dhe do të pyesin se a ka pasur hoxhallarë me personalitet, me autoritet dhe me guxim fetar, apo, që të gjithë kanë qenë të kurdisur dhe kanë vepruar nën hyqmin e Shaqir Fetait, vetëm me “autorizim” të tij!
Këtë ëndërr të budallakaftë sa më parë duhet t’ia prishin Shaqir Fetait dhe t’ia tregojnë vendin që e ka, aty ku e ka pasur gjithmonë, te pragu i zyreve të Temellko Boshkovskave e të Stanko Dragoviqëve!
Ky këto gafa nuk i bën se është injorant apo se aq di, porse sepse është cinik, është tallës, e ka për shpirti që t’i vë në lojë teologët dhe t’i paraqesë lolo! Delegacioni i caktuuar nga rijaseti po qëndron në Kërçovë, në Kumanovë, në Dibër, në Strugë, në Amerikë, në Zvicër, në Austri, me “autorizim” të Shaqir Fetait! Po ku vlenë autorizimi i tij? Kush e kërkon dhe ku është valid “autorizimi i Shaqir Fetait”! Vetëm në WC-të publike, askund tjetër! Por, siç u theksua, ai këtë e bën për llogari të veten, sepse, kështu dëshiron të lexohet në histori pas disa dekadave. Shaqir Fetai na ishte një “personalitet me integritet me respekt të lartë” dhe, pa autorizimet e tij asnjë hoxhë nuk e hidhte hapin nëpër xhami”! Pra, xhamitë funksioninin vetëm në saje të “autorizimeve të Shaqir Fetait”!
Vetëm medresantet mund të zhvillojnë aktivitete nëpër xhami pa “autorizimin e Shaqir Fetait”, sepse, ky edepsëz medresantet nuk i llogarit si pjesëtarë të komunitetit të teologëve. Teologët mund të prezantojnë vetëm me “autorizim të Shaqir Fetait”! O sa shumë poshtë u ka rënë vlera hoxhallarëve të Maqedonisë së Veriut.
Një ditë edhe këta do të zemërohen si devetë që u zemëruan me pronarin e tyre duke i thënë: ”Po ti ç’pate që na e vure në krye të karavanit gomarin”!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria të veproj për sistemin e drejtësisë, kundër krimit e korrupsionit

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata. Republika…

Puçistët

Shkruan Bajram Selmani / Pak ditë pasi u falë namazi  i Fitër…

“Kushtet e BDl-së për qeveri”, Duraku: Kësaj i thonë po flas palidhje!

Nga Shefik Duraku / Kushtet e BDl-së për qeveri 1. Respektimi I…

Kush e krijoi opinionin që e paskësh “analizuar” Shaqir Fetahu?!?

Shaqir Fetahu e ka shumë të vështirë që të shkëputet nga ai…