Pas një “vizite historike”, të cilës i priu “reisi” Shaqir Fetai, më në fund kemi një “fotoreportazh”! Një fjali, shumë informacione mbi shumë më shumë budallallëqe të ndodhura nga një “rijaset” që është tërësisht në aut

Shkruan Alban Qamili

Këto ditë kam qenë vizitorë i shpeshtë i web faqes së Bashkësisë Fetare Islame të Shaqir Fetait, nga kërshërija për ta përcjellë “turin turistik” të Kryetarit për Çështje Fetare (Dijanet) të Turqisë, Ali Erbash, me bashkëpunëtorët e tij, pasi që mbi këtë vizitë agjencioni turk për informim “Anadalu Agency, informoi vetëm njëherë, vetëm ditën e parë të takimit të Shaqir Fetait dhe z. Erbash.
Maskarallëk! Turp! Mjer Instiitucioni ku ka batërdisur, ku ka përfunduar. Tërësisht në duart e injorantëve, të hipokritëve dhe të amatorëve të një shoqate entuziastësh. Shaqir Fetai, duke dashur të tregohet mikërpritës i mirë, duke dashur të tregohet si shumë i rëndësishëm në vend, duke dashur të përdiftohet si tepër i rëndësishëm, harron se e ka informuar botën se e “kanë zgjedhur reis” dhe se, ai tashmë nuk është në rolin e ciceronit që t’i presë mysafirët dhe t’i shoqërojë deri në ikje të tyre, në çdo vrimë e në çdo skutë! Sepse, paralizohet puna, paralizohen aktivitetet, paralizohet axhenda e bazuar në një plan aksional, apo, ku i merr vesh këto punë Shaqir Fetai, ky posllushnik që kur u bë me “imenden” që i përket ORAO-s!

Shaqir Fetai me dy këmbë ka hyrë në historinë e BFI-së

E fundit që më ra në sy, në navigimin nëpër web faqen e BFI-së së Shaqir Fetait, ishte një titull “Fotoreportazh nga vizita historike e kryetarit të Dijanetit në vendin tonë”! A e dinë bilemzat e BFI-së së Shaqir Fetait se çka do të thotë “fotoreportazh”! Si shkruhet, si bëhet, si përgatitet fotoreportazhi! A është gazetari apo album përkujtese?! ”Fotoreportazh” me 130 fotografi, pa kurrfarë teksti shoqërues letrar apo gazetaresk! Fotoalbumi është fotoalbum kurse Fotoreportazhi është zhanër gazetaresk që ka mënyrën e vet se si përgatitet!
Po mirë, a e dinë këta honxho bonxhot e Shaqir Fetait se kujt i thonë “Vizitë historike”? Kur e merr një vizitë epitetin “historike”! Kur një vizitë e merr karakterin e “historikës”! Kur një ngjarje bëhet madhështore duke i marrur përmasat e të gjitha ngjarjeve historike! Apo, ia kanë futur kot, vetëm sa për ta bërë “historik Shaqir Fetain”! Shaqir Fetai ka hyrë në historinë e BFI-së për shumë ngjarje, nuk ka nevojë që të ndodhë një vizitë i një delegacioni të huaj! Shaqir Fetai tashmë është “historik”, sepse, është i pari dhe i vetmi që ka ardhur në krye të BFI-së i instaluar nga një pushtet politik i cili nuk ka lidhje me islamin; Shaqir Fetai tashmë është “historik”, sepse vjen në krye të BFI-së pas një tradhëtie dhe një komploti historik, të pandodhur më parë, askund në rajon e më gjërë; Shaqir Fetai tashmë është “historik” sepse është unik, i pashembullt e i papërsëritshëm në shkeljen e të gjitha akteve normative të BFI-së gjatë isntalimit të vet në krye të BFI-së! Jasht këtyre “ngjarjeve historike”, çdo ngjarje tjetër Shaqir Fetain e shpërfytyron në karikaturë të shpifur!

Shaqir Fetai si “lajm”

Përcillni këta tituj: “VIZITA E KREUT TË BFI DHE DIJANETIT NË TETOVË”, “REISUL ULEMA DHE KRYETARI I DIJANETIT VIZITUAN STRUGËN”, “VIZITA E KRYETARIT TË BFI DHE DIJANETIT NË OHËR”, “REISUL ULEMA I PRIN VIZITËS TË KRYETARIT TË DIJANETIT NË MYFTININË E GOSTIVARIT”, “REISUL ULEMA DHE KRYETARI I DIJANETIT VIZITOJNË INSTITUCIONET EDUKATIVO ARSIMORE TË BFI”, “REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI KRYETARIN E DIJANETIT PROF. DR. ALI ERBASH”…
Sipas këtyre titujve idiotikë, lajm përbën Shaqir Fetai, i cili, i shoqëruar nga Kryetari i Dijanetit, paska dalur në vizitë nëpë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriiut! Del puna që, Shaqir Fetai, paska pasur një axhendë të cilën mezi paska pritur që të vie z. Erbash për ta realizuar! Kurse interesimi i Kryetarit të Dijanetit për t’u njohtuar me situatat e ndryshme nëpër të cilat po kalojnë myftinitë e vendit, pas puçit klasik të ushtruar në BFI, del në planë të dytë, del fare i parëndësishëm, nuk përbën lajm, sepse, lajm përbën “lëvizshmëria” e Shaqir Fetait nën shoqërimin e Kryetarit të Dijanetit!
Po, mund të thuhet se kjo vizitë ishte historike pikërisht për shkak të budallallëqeve të Shaqir Fetait, i cili, deri në palcë është i frikësuar, i cili përjetë nuk u zë besë organeve të veta, të cilat tashmë kanë eksperiencën e tradhëtisë, i cili, ua njeh kapacitetet hipokrite, “intelegjente” dhe tradhëtuese, prandaj, asnjë vizitorë nuk mund të takohet sy më sy me ta pa qenë prezent aty edhe vetë Shaqir Fetai! Ai, edhe përkundër prezencës së tij në çdo “skutë”, është i zhgënjyer se nga fakti se ish-reisi i tij, H. Sulejman ef. Rexhepi, është njohtuar në hollësi me të gjitha ndodhitë përtej asaj që ka informuar “shërbimi” i Shaqir Fetait, edhe pse, kësaj radhe, njerëzit e Sulejman ef. Rexhepit i ka mbajtur sa më larg mysafirëve, jashtë “komisionit” pritës dhe shoqërues!
Shkon Putini në Amerikë, pritet nga Bajdeni dhe, pas takimit prej gjysëm ore apo prej një ore, është i lirë në realizimin e axhendës së vet, të dalur nga harmonizimi i protokolove ndërshtetërore. Putini mund ta vizitojë krejt Amerikën dhe, gjithkund pritet, eventualisht, nga guvernatorët dhe, gjithandej shoqërohet nga ekipi special i caktuar për realizimin e një vizite zyrtare. Bajdeni nuk lëviz nga zyrja, sepse ka punët drejtuese të shtetit, të cilat nuk guxojnë të ngecin për asnjë sekond, qoftë kjo edhe për hirë (hatër) të Putinit.
E bëmë këtë digresion sa për t’ia përkujtuar Shaqir Fetait se, me këtë rast, e paska dhier fare punën! Para delegacionit të lartë fetar turk, qenka treguar me aspak besim në bashkëpunëtorët e vet, qenka treguar përtac në punët drejtuese, qenka treguar pa njohuritë elementare të protokoleve dhe të axhendave të një vizite zyrtare, qenka treguar i paedukatë dhe pa kurrfarë respekti për pagën që e merr prej djersës së myslimanëve të vendit.
Delegacionit fetar shtetëror turk është dashur t’i imponohet pak axhendë edhe nga problematikat tona të vendit dhe të dërgohet edhe në pjesën Lindore të Maqedonisë së Veriut për ta parë gjendjen e mjerueshme të pjesëtarëve të islamit si dhe të objekteve fetare islame, dhe jo për ta shëtitur në pjesët që paraqesin mrekullira të llojit të vet! Sepse, vendi prej nga vie ky delegacion ka aq shumë mrekullira islame sa, vështirë të gjendet një mbi mesataren që gjenden në Shtetit Turke! Ata sikur kishin ardhur për ta ndihmuar islamin dhe BFI-në! Xhamia e Larme, ajo në Ohër, në Strugë, në Gostivar e në Kërçovë, nuk kanë nevojë për ndihmë turke, sepse janë në gjendje shumë të mirë dhe pa kurrfarë problemi të natyrave politike, me “mëlmesa” të radikalizmit dhe ekstremizmit antiislam! Apo, edhe kjo dukuri Shaqir Fetait i duket “mrekulli e llojit të vet”!

Ku mbeti hajni i punëve të jashtme dhe i organeve të brendshme

Shaqir Fetai me shumë pompozitet flet se në kuadër të BFI-së ka bërë “reformë” duke e hapur një tezgë të cilën ai e quan “sektor për mardhënënie me jashtë (OSBE, NATO, BE) dhe me organet e brendshme” (organe të brendshme mund të jenë edhe mëlçia, zorra e trashë, pankreasi, bolet etj.)!
Pra, Shaqir Fetai ka një “ministër për punë të jashtme”, i cili dikur ishte kryeytar i vetëshpallur i OH HILAL të cilën e zhvati dhe e vodhi deri në palcë. Tani vetëm e spostoi dhe, Mustafa Dautin, na e bëri drejtor të “sektorit për punë të jashtme dhe për organe të brendshme”! Po ky farë “drejtori” pse nuk ishte në ballë të delegacionit, pse askund nuk i priu delegacionit, pse askund nuk e shoqëroi delegacionin, pse tërë ky aktivitet ishte jasht axhendës së tij të punëve të jashtme! Apo, me mizën nën kapuç, Mustafa Dauti nuk ka fytyrë t’ju dalë përpara turqëve. Po çka nëse i kishin kërkuar raporte, apo arsye pse nuk ka dorëzuar asnjë raport për asnjë ndihmë që ka ardhur nga Turqia e që i është lënë si amanet për myslimanët e varfër të Maqedonisë së Veriut!
E di Mustafë Dauti që është shpallur nga ana e turqëve si armik i ndihmave humanitare, ndaj dhe nuk ka fytyrë që t’ju dalë përpara. Këtë punë e di edhe Shaqir Fetai, ndaj dhe nuk ua nxjerr në pritje, si “ministër i jashtëm”! Me këtë gjest, edhe vëtë Shaqir Fetai pranon se në mesin e bashkëpunëtorëve të vet ka njerëz të dyshimtë, të korruptuar, të kompremetuar, plehëra! Dhe, me tërë këtë bagazh bërrlogjesh Shaqir Fetai pret dhe shpreson në ndihma nga jashtë, shpreson në një perspektivë të mbarë të jetës fetare islame të drejtuar prej tij? Edhe hipokrit edhe mysliman? Këtë nuk e pranon Zoti Fuqiplotë! Hipokritët janë pa shpresa, janë pa perspektivë, janë lehtësisht të lakuriqësuar, djallëzia e tyre është tepër transparente, kështu që, nëse i bëjnë qejf vetes, të paktën, mos të mendojnë se këto llokuma i hanë edhe myslimanët e vendit!
Në këtë botë, Zoti i Madhërishëm, ia ka caktuar “vendin historik” Shaqir Fetait – në margjina të faqeve të historisë së zezë të shqiptarëve dhe të myslimanëve të vendit, kurse, për në botën tjetër, me aq sa kam njohuri nga Kurani, vendi i tij është fundi i Xhehenemit, nëse nuk pranon që të pendohet për hirë të Allahut Mëshirëplotë dhe të kthehet në rrugën e drejtë!
Nuk do të mund të gjendet asnjë delegacion nga asnjë cep i botës që do të mund ta shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit Fuqiplotë! Edhe “hafëz” edhe hipokrit?! Mëkat nga mëkatet më të mëdhenj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…