(Rreth një paraqitje publike të Shaqir Fetait, istalacionit të pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, në një televizion nacional në RMV, në ditën e Fitër Bajramit. Në vazhdim do ta analizojmë përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

Në pyetjen e radhës Shaqir Fetai flet për “humanizëm”! Njeriu më anti-human të flasë për humanitet?! Pa fije turpi Shaqir Fetai thotë se “ne kemi pasur program, brenda programit të përgjithshëm, për ndihma humanitare”! Si nuk turpërohet para bashkëveprimtarëve të vet në shkatërrim të BFI-së kur thotë se “kemi pasur program”, ndërkohë që e di se honxho-bonxhot e tij as që kanë parë program e as që kanë miratur ndonjë program të tillë. Pra, Shaqir Fetai nuk e ka dert që të dalë rrenc edhe para marionetave të tij! Kur shefi rrenë e vjedh, pse jo “ithtarët” e tij!
Paska ndarë me tonelata e tonelata mish! Ai nuk ka ndarë, por, thjesht, ka aktruar rolin e Robin Hudit! Robin Hudi u vidhte të pasurve dhe u jepte të varfëve. Shaqir Fetai ka vjedhur Medresenë Isa Beu për t’u paraqitur si Robin Hud! Ai ka vjedhur mishin e kurbanëve të donuar për medresantë dhe, me mishin e huaj “bën” humanitet! Kurbanët që dikush i ka dhuruar e i ka paguar që sevapi t’i shkojë në vend po atë ditë, Shaqir Fetai një vit më vonë bën “sevape” për vete! A nuk është kjo e turpshme? A nuk është anti-humanitet, a nuk është antiislame!
Që në fillim, thotë rrencak Shaqir Fetai, kemi ndarë 4000 pako me ndihma humanitare, të cilat, në fakt, nga Drejtoria e Vakëfit të Turqisë vinë mu në mes të Ramazanit! Tani, kur i ka ndarë këto pako Shaqir Fetai: në fillim apo kah fundi i Ramazanit? Ato pako duhet të tregojë Shaqir Fetai se të kujt ishin, kush i kishte dërguar këtu hejdije dhe, në çfarë roli ishte Shaqir Fetai rreth këtyre pakove! Mos i mblodhi vetë? Mos i bleu vetë? Mos i paketoi vetë? Jo, që të gjitha i erdhën nga Turqia me kusht që Shaqir Fetai të marrë rolin teknik të distribuimit të tyre! Dhe, kush i pa se nga i dërgoi, si i shpërndau dhe ku i shpërndau ato Shaqir Feta? Asnjë shënim publik mbi shpërndarjen e këtyre pakove! Mbase akoma janë të magazinuar dhe pret Shaqir Fetai që në muajt në vazhdim të shpërndajë ndihma e të tregohet se sa “bujar” që është! Tamam Robin Hud: vjedh nga pakot e turqëve dhe ua “shpërndanë” të varfërve! Paska shpërndarë mijëra e mijëra pako madje, edhe në ditën e Bajramit paska ndarë mbi 2000 pako për myslimanët dhe jomyslimanët! I di Shaqir Fetai, i njeh të gjithë, i di ai se ku i ka dërguar pakot që janë donuar nga myslimanët për të varfërit myslimanë të vendit!
Ky nuk pyet për të tjerët, ky interesohet vetëm për gushën e vet, për interesat e veta të ulëta, për karrierën e vet të pistë. Për këtë qëllim, ai është në gjendje që të bashkëveprojë edhe me djallin dhe kundër të gjithë myslimanëve! Të gjithë le të vdesin, vetëm Shaqir Fetai jo, sepse si mercenar ka marrur obligim për ta bërë “fet” BFI-në dhe mbarë Republikën e Maqedonisë së Veriut (mundohuni që këtë emërtim gjeografik ta shqiptoni me sinkopa siç e shqipton Shaqir Fetai, duke i përplasur buzët si pela kur mllaçit nën hije në pikun e etjes)!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Distancimet telefonike janë hipokrizi

Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI Në BFI-në e Shaqir…

Kur sanksionohen motivuesit dhe përkrahësit krimineli detyrohet në vetëvrasje

Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta…

“NATA E PARË” E DEMOKRACISË SHQIPTARE

Nga Shkëlzen Halimi / Rrënimi i shoqërisë shqiptare që pluralizmin dhe demokracinë…