Shaqir Fetai paska përjetuar (!!!) një iftar të këndshëm! Çfarë gurmazi, çfarë debilli, vdes për pak “respekt”! Tamam si udbashët e dikurshëm që margjinalizohen në shoqërinë shqiptare dhe që vdesin për pak dashuri njerëzore

Nga Milaim Aliu

Kohëve të fundit, Shaqir Fetai, i trishtuar nga e kaluara e vet, seç i shpreh ca lutje që Zoti t’ia pranojë veprat (sidomos të këtyre dy viteve të fundit)! Pse lutet publikisht, ndërsa asnjherë nuk pendohet publikisht! Shaqir Fetai ka kryer një seri veprimesh të tmerrshme dhe akoma nuk u pendua publikisht, akoma nuk u pendua për hirë të Zotit dhe të kthehet në Rrugë të Zotit! Shaqir Fetai mendon se me këto lutje do ta “manipulojë” edhe Zotin, siç arriti t’i manipulojë disa bashkëveprimtarë të vet të të njëjtit nivel shpirtëror, moral e hipokrizie dhe, pse jo, të falet! Vetëm i Madhi Zot e di, mbase edhe mund t’ia pranojë lutjet por ama, duke e ditur se “lutjet” pa pendesë janë hipokrizi, dyshojmë se do t’ia shërojnë shpirtin këto lutje! Nuk mundet me devotshmëri fallce që të krjohet imazhi pozitiv në opinion. Sepse, tashmë është krijuar opinioni i realtë mbi Shaqir Fetain, si për një person jashtëzakonisht i ligë në historinë e BFI-së!
Dhe, në mesin e këtyre “lutjeve” Shaqir Fetai, e paska përjetuar, bre, një iftarë të këndshëm! Edhe një përpjekje e tij manipulative, e pistë! Iftarin e paskëshin shtruar dy djemtë e Haxhi Ganiut dhe nipërit e tij. Natyrisht, pasardhësit e shëndetshëm kështu veprojnë, për ta përkujtuar gjestin e babait, të gjyshit, altruistit më të madh që kanë njohur ndonjëherë myslimanët e vendit!
Haxhi Ganiu ishte shok i ngushtë dhe i pandashëm i ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit. Haxhi Ganiu çdo vit shtronte iftar në shenjë respekti të ulemasë më në krye mikun e vet të ngushtë, efendi Rexhepin! Kjo traditë nuk bën të ndalet, pa dyshim. Duhet të vazhdojë me traditat e trashëguara nga kryefamiljari. Por, shtrohet pyetja: pse në mesin e atyre “personaliteteve” mungon edhe miku i ngushtë i Babait, H. Sulejman ef. Rexhepi? Vetëm sa për t’ia lezetosur iftarin Shaqir Fetait?
Shaqir Fetai e di fare mirë se Haxhi Ganiu ishte mik shtëpie i H. Sulejman ef. Rexhepit! Shaqir Fetai e di fare mirë se sa herë që është ftuar efendi Rexhepi në gostitë e Haxhi Ganiut, ai asnjëherë nuk ka prezantuar në to pa i marrur me vete edhe bashkëpunëtorët e vet, pra edhe Shaqir Fetain. Pra, Shaqir Fetai ka hëngër iftarin e Haxhi Ganiut në kurriz të H. Sulejman ef. Rexhepit dhe, këtë fakt e di tërë “bota teologjike” në Maqedoninë e Veriut! Është shumë e kuptueshme nga ana e djemve të Haxhi Ganiut që të shtrojnë iftar për ulemanë pa e pasur në mesin e tyre edhe ish-reisin. Iftari nuk është tubim për pajtesë apo për konfrontim edhe më të ashpër, iftari është dhe do të jetë respektim i dëshirës së Kryefamiljarit, Haxhi Ganiut. Por, nuk është e kuptueshme se si prezanton Shaqir Fetai me honxho-bonxhot e vet në një darkë që shtrohet në emër të mikut të pandashëm të Sulejman Rexhepit, të cilit mik Shaqir Fetai do t’ia ngulë thikën pas shpine, me komplot të pistë do t’ia marrë pozitën duke e “zhvleftësuar” deri në leckë! Pse a ishte për leckë miku i ngushtë i Haxhi Ganiut, të cilit Shaqir Fetai ia ha bukën dhe përjeton (si kafshë) një iftar të këndshëm?! Ia do gurmazi që t’ia hajë iftarin rahmetliut, H. Ganiut, por nuk pranon që t’ia respektojë vullnetin, pëcaktimin personal të Haxhi Ganiut për ta pasur mik të shtëpisë Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, të cilin vend kurrë nuk do të mund ta arrinte Shaqir Fetai në të gjallë të Haxhi Ganiut!
Natën kur u shtrua iftari, Haxhi Ganiu mbase ka qarë nga trishtimi, sepse, në krye të tavolinës ka parë “vrasësin” e shokët të vet të jetës, ka parë hipokritin se si e ha (duke u përjargur) bukën e shtruar nga dosti i përjetshëm i H. Sulejman ef. Rexhepit!
A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë dost! A e di Shaqir Fetai se nëse bie në hasmëri me një dost, është në hasmëri me familjen por edhe me dostllarët e tij! Kjo është tradita shqiptare, ndërsa Shaqir Fetai është dëshmuar si nëpërkëmbës i të gjitha vlerave tradicionale kombëtare. Prandaj nuk e ka të rëndë që të shkojë e të ulet në sofër të mikut të ngushtë të H. Sulejman ef. Rexhepit dhe të shitet si i pafajshëm, si i ndershëm! Apo dëshiron që t’i bëjë karshillëk Sulejman Rexhepit: t’i mora bashkëpunëtorët, po t’i marr edhe miqtë!
Vërtet, pse Shaqir Fetai nuk pranon asnjë përballje publike me atë të cilit ia nguli thikën pas shpine? Nuk pranon asnjë kafe, asnjë ndejë, asnjë takim qoftë dy-tre sekondëshe! Sepse, e ka frikën në shpirt: e di fare mirë se çfarë ka bërë dhe, ndonj përballje eventuale do të rezultonte me ndonjë shpullë të fuqishme sa përjetë do t’i fluturonte shalli i hoxhës me të cilën mundohet ta mbulojë trurin e fëlliqtë të një apostati të vlerave njerëzore, me theks të veçantë, të dostllëkut!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ekstaza e pazakontë Orban-Vuçiq: Ku cenohen interesat e Shqipërisë dhe Kosovës?

Shaban Murati / Marrëdhëniet e ngushta deri në ekstazë midis dy shteteve…

Nuk mund të jesh i ditur, nëse nuk zotëron mirë gjuhën e nënës

Një ish-nxënësi im, tani student, më shkruante një ditë një mesazh në…

Rroftë Shaqir Fetai

Në protesta normale, meqë ka pakënaqësi të shumta, tërë popullata do të…

Shaqir Fetai apelon: “Hajde t’lujna teze” për Ramazan

E vetmja temë që është provokative dhe që duhet të trajtohet fuqishëm,…

Nga Marrëveshja e Prizrenit deri te ajo e Ohrit

Shkruan Jusuf Buxhovi / Ose gjeneza e një lufte të sukseshme të…