Kalaja pushtohet së brendshmi, vetëm se duhet të përgatiten spiunët dhe të aktivizohen në momentin e duhur! Me decenie pushtetet maqedonase kërkonin ta kompromitojnë BFI-në dhe, kësaj ia arritën vetëm pasi e aktivizuan marionetën e tyre, Shaqir Fetain

Nga Venera Zendeli

Nëse navigoni në faqen zyrtare të BFI-së, dhe i përcillni “ngjarjet” brenda dhjetë ditëve, do të vëreni se, elementet që përpiqeshin për ta deinstitucionalizuar dhe depersonalizuar e kompromituar BFI-në kësaj veçmë ia kanë arritur përmes Shaqir Fetait. Sot nuk kemi një Institucion me integritet e me dinjitet, por kemi një filiale të shërbimeve të ndryshme maqedonase dhe, kemi një Shaqir Fetah që si “ai sendi” po ngritet ditë për ditë nga lëmimet qeveritare maqedonase. Po e lëmojnë sepse më servil e më të dëgjueshëm nuk do të gjenin kurrë!
Në faqen zyrtare të BFI-së do të gjeni “aktivitete madhështore” të Shaqir Fetait që konsistojnë në pritje-përcjellje të haxhi-babave të cilët nuk e dinë dhe nuk e njohin Shaqir Fetain porse kanë ëndërr jetike të ulen dhe të pinë çaj me “reisin” e tyre. Shaqir Fetai i keqpërdorë pikërisht këta “ëndrrimtarë” të sinqertë për të bërë “lajm” mbi atë se sa shumë xhemat “e përkrahin” fuksin!
Nuk ka aktivitete konkrete që mund të dalin nga strategjitë e tij islame, nga kalendari i planifikimit zhvëllimor i tij, nga programi i tij “miratuar” në Rijaset apo para kuvendarëve të BFI-së! Në mungesë të kësaj, Shaqir Fetai do të urojë doktor shqiptar i cili ia paska dalë të emërtohet drejtor klinike në një spital perëndimor. Por ama e pranon që nuk e njeh këtë person! Ka edhe ngushëllime për vdekjen e një ambasadori dhe këtë e bën sa për “qëllime elektorale”! Ky ngushëllim mungon në faqen zyrtare të Ministrisë së punëve të jashtme.
Lajmi më i ndytë ështe ai që bartet nga fb-u personal i Shaqir Fetait e që ka të bëjë me një aktivitet-mbledhje të Qeverise maqedonase. Shaqir Fetai dhe “bashkësia antiislame” e tij ndjek aktivitetet e Qeverisë?!
Qeveria paska miratuar mendimin mbi shkollat fetare!!! Çka do te thotë kjo? Si ndodhi kjo? A ka ndonjë proces miratimi i këtij “mendimi”! A duhet të dalë në diskutim publik para se të shkojë për miratim në Parlament, apo, për Shaqir Fetain gjithçka që vjen për “islamin” nga Qeveria maqedonase duhet thënë amin!
Dhe në fund Shaqir Fetai i “falenderon të gjithë”! Kë të gjithë? Kush janë ata? Kush iu bë therrë në sy pushteteve maqedonase me angazhimin permanent të tij për ta akridituar Medresenë! Cilat ishin përpjekjet sizifiane të ish-reisul ulemase H. Sulejman ef. Rexhepit? Pse Shaqir Fetai nuk e bëri lajmin duke publikuar një kronologji se si rrodhi puna deri te miratimi i këtij “mendimi” nga ana e Qeverisë? Efendi Rexhepi kurrë nuk ua ka fshehur, nuk ua ka mohuar angazhimet e ministrave të BDI-së për akreditimin e Medresesë, vazhdimisht i ka lavderuar me emër e mbiemër! Shaqir Fetai “falënderon të gjithë”, duke iu shmangur nënvizimit të kontributit të faktorit politik shqiptar, konkretisht të ministrave të BDI-së. Natyrisht, nuk shpreh falënderime të përveçme, sepse pastaj, cili do të ishte angazhimi personal i Shaqir Fetait? Zero kontribut, pa dyshim!
Dhe, gjithçka që vjen nga qeveria maqedonase e cila e instaloi marionetën e vet në krye të BFI-së, nuk duhet të diskutohet! A e di stafi akademik i Medresesë, Këshilli i prindërve, drejtoria e shkollës, Rijaseti, a e di vetë Shaqir Fetai se cila është materia e “mendimit të miratuar” që do të shkojë në Parlament për t’u miratuar? Çka do të thotë ky “akreditim”? A do të thotë se tash e tutje, veç të tjerash, punësimet do të inicohen dhe do të lejohen nga Ministria për arsim! A do të mund ta pengojë dikush punësimin e personelit arsimor që do të jet pasqyrë e përfaqësimit adekuat, (të punësohen profesorë maqedonasë) madje për ndonjë lëndë fetare të paraparë me program të integruar të punësohet në Medrese edhe ndonjë pop! Kush do i paguaj këta! Apo i paguan Shaqir Fetai me paratë e fitrit dhe zeqatit? Ku i intereson kjo gjë Shaqir Fetait! Ai do të pranojë t’ua kthejë edhe b… vetëm e vetëm t’ia mbrojnë kolltukun ku e kanë ngulur këtë nalet!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Paralele / Kur serbi Bregoviq motivon shqipfolësit

Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit!…

Shaqir Fetai si pejgamberët e Zotit ndaj të cilëve qenka shpikur shumë!!! (6)

(Në ditën e Fitër Bajramit, si rekapitulim të “aktiviteteve” gjatë Ramazanit, Shaqir…

Shansi historik i LVV, të zbardhet e vërteta e abuzimit me fondet e 3% dhe Vendlindja Thërret

Shkruan: Dardan Grapci / Parat e fondeve që u krijuan në emër…

A është gati BE të ndërtojë ushtrinë e saj?

Nga Francis Shin “Atlantic Council” Ndërsa Gjermania ka tashmë një koalicion të…

A ta themi të vërtetën

Nuk do të më mbyllen sytë pa e përfunduar librin tim që…