(Në një bisedë të niveli adoleshent, në një televizion nacional, Shaqir Fetai flet edhe për atë se a i ka të gjitha xhamitë nën kontroll dhe se a ka estremizëm e radikalizëm ndër myslmanët e Maqedonisë së Veriut! Me këtë bisedë ai në fakt e dëshmon hipokrizinë e tij si dhe dëshmon se nuk është në tokë të bukës. Ne do të vazhdojmë t’ia analizojmë përgjigje për përgjigje atë farë pseudo-interviste)

Nga Demir Zimeri

Shaqir Fetai thotë se 99 për qind të xhamive i paska nën kontroll, ndërsa as që guxon të futet në të ashtuquajturat “xhami provinciale”! Një për qind e 800 xhamive bëjnë tetë! Shaqir Fetai deklaron se të paktën 8 xhami nuk i ka nën kontroll! Po pse? Nuk e njohin? Janë radikalistë e ekstremistë? Janë objekte ku ushtrohet “islami” i ideologjizuar? Si u bë që nga koha e H. Sulejman ef. Rexhepit kur jashtë kontrollit ishin vetëm 4 xhami, sot na qenkan shtuar në tetë! Shaqir Fetai, jo vetëm xhami, por nuk ka nën kontroll as organe e ente të BFI-së!
Shaqir Fetai e përmend me nonshalancë se një xhami (që nuk qenka xhami por objekt!!!), në Kumanovë nuk qenka nën kontroll dhe se po funksionuaka për vete, dhe pse Shaqir Fetai dhe bashkësia “fetare” e tij qenkan që të gjithë të veprojnë nën obmbrellën e BFI-së, pa çka që mund të jenë vetë trishtimi dhe turpi i BFI-së! Nuk është me rëndësi veprimi i këtij “grupacioni”, me rëndësi është që të futen nën ombrellën e “bashkësisë fetare” të Shaqir Fetait dhe mos t’ia turbullojnë ujin deri sa të dalë ky në pension dhe, pastaj, nesër, copa u bëfshin! Kjo është strategjia e Shaqir Fetait, i cili, erdhi mbi shkeljet flagrante kushtetutare, që po “funksionon” mbi këto shkelje kushtetutare dhe që i bëhet shumë qejfi që të shtohen subjektet që nuk do të pranojnë kurrfarë norme juridike të BFI-së.
Shaqir Fetai thotë se paska reaguar për një “bashkësi fetare” që e paska regjistruar një gjyqtare maqedonase! Në fakt, kjo “bashkësi” që kur është regjistruar nuk ka tejkaluar forcën e “bashkësisë” individ, i cili, tërësisht është pasiv! Po a e tha ndonjë fjalë e ndonjë reagim Shaqir Fetai për “bashkësinë fetare të sunetit dhe xhematit”! Nuk e tha asnjë fjalë sepse, sipas tij, edhe ish-reisi paska bashkëpunuar me themeluesin e kësaj “bashkësie”! Shaqir Fetai rrenë, pa pikë turpi rrenë, sepse ish-reisi themeluesin e kësaj “bashkësie” publikisht e ka quajtur “satanë”! Këtë konstatim atëherë ia ka miratuar edhe Shaqir Fetai porse, ja që sot, paska konstatuar se ai është “bereqet” ndaj as nuk reagon kundër tij, as kundër “bashkësisë fetare” të tij dhe as kundër veprimit ofendues që ia bën tërë myslimanëve të vendit! Sepse, ky farë themeluesi i kësaj “bashkësie” në fakt e ka regjistruar “firmën tregëtare” të tij nën paragrafin “religjion” dhe përmes këtij religjioni ai mëton të mbledhë myslimanë që janë të “ehli sunetit dhe xhematit”, të xhematit të Pejgamberit a.s. dhe jo të xhemateve të xhamive të BFI-së. Prandaj ai ka nisur të themelojë e të hapë edhe xhami të tjera në terrtorin e Maqedonisë së Veriut.
Ky veprim nuk qenka ekstremizëm! Prandaj Shaqir Fetai thotë se në Maqedoni nuk ka as ekstremizëm dhe as radikalizm! Po disa të rinjë që po mbahen në burg, të dënuar për “terrorizëm islamik”, veprimtaria e të cilëve u zbulua dhe u dekonspirua nga disa faktorë me relevancë botërore që veprojnë në shtetin tonë? Apo, këta që të gjithë i demanton Shaqir Fetai (sepse, nëse e pranon atëherë i bie që edhe vetë Shaqir Fetai, me dy këmbë është brenda aktiviteteve radikaliste dhe ekstremiste)!
Shaqir Fetait i duket shumë normale ligjërimet e disa “nëpunësve” të tij që proklamojnë qëndrime ekstremiste, përtej trurit normal, kur përkrahin nga qyrsia luftën e Putinit!
Shaqir Fetai disa herë ka nënvizuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dhënë kontribut të madh në zbutjen e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në vendin tonë. Ai mburret se BFI-ja ka një strategji dhe projekt (të hartuar nga Afrim Tahri dhe Avni Halimi) për sa i përket ekstremistëve, radikalistëve, të atyreve që kthehen si mercenarë nga vatrat e luftërave dhe se si të rehabilitohen dhe sërish të etablohen në shoqërinë tonë!
Të mos e pranoshë traditën 600 vjeçare të BFI-së dhe të ngrisësh xhami personale me qëllim që të shkëpusësh sa më shumë xhematë që janë 100 për qind të mez’hebit hanefij, a nuk është ky një ekstremizëm që mund të prodhojë radikalizëm të tmerrshëm! Shaqir Fetait, derisa i lejon dhe nuk alarmon për këto tentativa, e ka rreptësisht të ndalur që të flasë për çështjet kombëtare, për më tepër që ai dhe kombi kufirin e kanë në pragun e UDB-së!
Megjithatë, Shaqir Fetai e pranon duke thënë: “çdo grup që themelohet, që legjitimohet, ka për qëllim dobësimin e BFI-së dhe të unitetit të xhematit tonë”! Po themelimi i këtyre grupeve religjioze, sidomos ky i “hoxhës” së Kumanovës, të cilët po legjitimohen dhe po institucionalizohen edhe nga organet dhe bashkëveprimtarët e Shaqir Fetait? Në promovimin e xhamisë (të cilën Shaqir Fetai e quan objekt i kotë) kanë marrur pjesë dhjetra nëpunës të Shaqir Fetait, madje edhe myfti!!! Tani, me këtë fakt të pamohueshëm a nuk po dëshmohet se vetë Shaqir Fetai është në funksion të shkatërrimit të BFI-së dhe të unitetit të xhematit të vendit?! A mund të jenë shpifje fotografitë e hoxhës që janë me qindra dhe, i cili, në një emision televiziv të një televzioni kosovar, pranoi haptazi se ndonëse nuk bën të fotografohemi, megjithatë, fotografitë na duhen për të dëshmuar para donatorit të huaj!
Subjektin “fetar” të këtij hoxhe e paskan regjistruar qarqet antifetare e antikombëtare ndaj dhe, të gjithë duhet ta dinë se çdo subjekt i këtillë është kundër çështjeve kombëtare dhe atyre fetare! Po Shaqir Fertain, kush e solli në krye të BFI-së? Kush e regjistroi këtë mahluk?Nuk e sollën po ata struktura që po i regjistrojnë “religjionet islamike” të cilat do ta dëmtojnë çështjen kombëtare dhe fetare! Pra, Shaqir Fetai e kupton se çfarë dëmi kombëtar e fetar që është bërë, sepse edhe atë e sollën po këto struktura që merren me dëmtimin e këtyre çështjeve për të cilat flet Shaqir Fetai, sikur të ishte ndonjë alamet fetari e alamet kombëtari! Deri më sot është provuar vetëm e kundërta!
Lidhur me këtë “grupacion kumanovar” që qenka themeluar dhe regjistruar, Shaqir Fetai nënvizon se është ankuar gjithandej, sepse e sheh si të dyshimtë, të rrezikshme dhe nesër të mos thonë se çfarë struktura veprojnë në BFI! Po organet e bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait, po bashkëpunëtorët e tij, nëpunësit e tij, hoxhallarë që veprojnë me dekretin e Shaqir Fetait – të gjithë këta që e vizitojnë dhe marrin pjesë në inagurimin e xhamive të tij nëpër Maqedoninë e Veriut? Kësaj të vërtete si do t’i shmenaget Shaqir Fetai! Assesi, sepse me dy këmbë është i involvuar në strategji të tilla! Shaqir Fetai thotë se, gjithkund ku prezantojnë bashkëpunëtorët e tij, aty janë me autorizim të Shaqir Fetait si dhe e përfaqësojnë “prijësin” e tyre!
Nëse çdo ndarje e xhematit qenka atikombëtare dhe antifetare, çfarë ka bërë Shaqir Fetai që ta pengojë këtë ndarje, cili është angazhimi i tij për të kërkuar ndihmë prej të gjitha palëve që ta pengojë këtë ndarje, cila është strategjia e Shaqir Fetait për ta penguar këtë ndarje? Nuk ka, sepse interes i Shaqir Fetait është që BFI dhe uniteti i myslimanëve sa më parë të bëhet copë-copë, jo përmes ndarjes së organeve që nuk duan të jenë nën “hyqmin” e Shaqir Fetait por, përmes daljes në sipërfaqe të elementit ekstremist dhe radiklist i cili nuk i heziton ndarjes dhe përçarjes. Prandaj, i përkrah Shaqir Fetai, i përgëzon, i institucionalizon! Këtë fakt tashmë e dinë të gjithë faktorët me relevancë si të vendit ashtu edhe ata ndërkombëtar në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Iftaret” e ideologjizuara dhe të partizuara të Shaqir Fetait

Për hirë të delegacionit arab që e paska realizuar “Shportën e Ramazanit”,…

A kuptoi diçka Shaqir Fetai

Këto ditë, në disa portale u botua një intervistë e Afrim Tahirit,…

Problemi i parave: Edhe sa kohë mund ta vazhdojë Rusia luftën në Ukrainë?

Nga Robert Farley “19 Forty Five” Edhe sa kohë ka mundësi Rusia…

Ju them troç !

KUALICIONIMI parazgjedhor i ALEANCËS me BESË DHE TË TJERAT (parti e shoqëri…

Emërtimet e rrugëve dhe emrat që mungojnë

Shkëlzen Halimi / Qyteti i Shkupit ka vendosur që ta plotësojë listën…