Shaqir Fetai dëshiron të lëshohet edhe në një aventurë, në të cilën mund të hyjë vetëm nëse hapëron guximshëm mbi Kushtetutën e BFI-së të cilën tashmë e ka shndërruar në një leckë të pavlerë. Mund t’ia japë ndonjë organizate të huaj menaxhimin me vakëfet e BFI-së, ashtu siç e la në duar të huaj edhe vetë BFI-në

Nga, Shefqet Jusufi, jurist

Shaqir Fetai, “reisi” i instaluar dhunshëm nga pushteti aktual në krye të BFI-së, paska takuar një drejtor të një asociacioni ndërkombëtar që po u marrkëka me menaxhimin e vakëfeve, me z. Dato Abu Ubaidah Kemin! Kush nuk di të menaxhojë me vakëfin, ja ku e keni drejtorin, ai ua menaxhon bile ç’keni me të!

Shaqir Fetai, si e para, bën keqprezantimin e mysafirit të lartë nga Malejzia, për të cilin thotë se është drejtor i një “asociacioni”  i cili, në fakt, nuk ekziston askund në botë, madje si i tillë as që mund të ekzistojë, madje si emërtim nuk do të ishte produkt as i debillëve, me përjashtim të “shërbimeve profesionale” të Shaqir Fetait! Ku ka në botë emërtim të këtij lloji “BANKA E GRUPIT NDERKOMBETAR TE VAKFIT”, sikur të bëhet fjalë për ndonjë “grup kriminelësh të bankave piramidale”! Ndërsa, në fakt, bëhet fjalë për një organizatë mjaft prestigjioze, me titull BANKA INTERNACIONALE E VAKËFIT!

Madje, Shaqir Fetai është pajtuar që, si fazë të parë, të mbajnë ndonjë seminar me ekspertët e këtij drejtori, i cili do të vie këtu dhe do t’ju tregojë se si menaxhohet vakëfi! Dhe, Shaqir Fetai, ky farë injoranti i gjithëanshëm, thotë: “të vijnë e të këmbëjme eksperienca”!

Cila ëshë eksperienca e menaxhimit të vakëfeve në Maqedoni! A ka eksperiencë të mirë apo të keqe! Nëse është eksperiencë e mirë, nuk duhen seminare! Nëse është eksperiencë e keqe, atëherë, le të na tregojë Shaqir Fetai se cila është ajo eksperiencë e keqe e tij përgjatë kohës sa, si myfti, ka menaxhuar me vakëfin e Gostivarit!

Shaqir Fetai ka eksperiencë të trishtueshme: jo vetëm që ka vjedhur, jo vetëm që ka toleruar tëhuajësim të vakëfit, jo vetëm që ka votuar për t’u huazuar vakëfi, jo vetëm që ka qenë pjesëmarrës direkt në keqmenaxhim por, ai ka ushtruar edhe krim mbi vakëfin! Vijnë dashamirët e islamit nga Banka Islame për Zhvillim dhe dëshirojnë që të investojnë në një objekt mbi 9 milion dollarë të cilën, në fund, do t’ia linin vakëf Myftinisë së Gostivarit! Vakëf mu në qendër të qytetit! Kurse Shaqir Fetai, meqë sheh se nuk ka përfitime persnale, e saboton, e minon, e dëbon projektin! Shaqir Fetai duhet të flasë mbi këtë “eksperiencë” të tij!

Tutje, Shaqir Fetai pastaj lajmit i shton edhe disa “mëlmesa”, dëshiron të na mbajë ligjeratë se çka është vakëfi! Dhe, thotë: “Dispozita e vakëfit është “afrim tek Allahu”, fitim i kënaqësisë së Allahut dhe shpëtim në botën tjetër. Vakëfi është ndër veprat nga të cilat njeriu edhe pas vdekjes fiton shpërblime (sevape)”!

Shaqir Fetai mundohet të manipulojë, të tregojë se sa i vëmendshëm është ndaj vakëfit! Po, kjo dispozitë islame vlenë vetëm për atë që lë vakëf! A ka tentuar Shaqir Fetai të lë diçka vakëf dhe “ti afrohet Allahut”! Po çka bëhet me atë që e shet vakëfin, me atë që e zhvatë vakëfin, me atë që e keqpërdorë vakëfin, me atë që e dëmton vakëfin! Cila dispozitë islame vlenë për atë person shkatërrimtar! Natyrisht, “largim të prjetshëm prej Allahut”! Veprimet e Shaqir Fetait në raport me vakëfin flasin se ai duhet të jetë në largësi stratosferike prej Allahut! Vetëm shpirti i tij e di se çka ka bërë me vakëfet! Vetëm gurmazi i tij e di se si ushqehet duke keqpërdorur vakëfin, duke i keqpërdorur letrat në vlerë të cilat jepen për ta zëvendësuar një vakëf “të uzurpua” me një vakëf tjetër dhe jo Shaqir Fetai të shpërndajë rroga e t’i shëtisë b… nëpër Sarajevë, duke u munduar që të gjejë një vërtetim që do të “dëshmjë për pastërtinë e figurës së tij”!

Në realitetin tonë, me vakëfet menazhojnë Myftinitë dhe, me të hyrat që gjenerojnë ato vakëfe, mbahet gjallë jeta fetare islame nëpër territoret përkatëse. Në BFI ka ekzistuar një rregullore të miratuar nga të gjitha organet kolektive të BFI-së, sipas së cilës, nga të hyrat e përgjithshme prej vakëfeve të myftinive, 30% shkojnë në arkën qendrore të Rijasetit dhe 70% ngelin në arkat e Myftinive. Më pas është thënë se është diskutuar një rregullore tjetër, e pamiratuar dhe e pa nxjerrur në diskutim, sipas të cilës të hyrat ndahen në raport respektivisht 50 me 50%!

Shaqir Fetai ka përvojë të hidhur, ka eksperiencë prej hajni në raport me vakëfin, ndaj, tani, kur i duhet më së shumti, kërkon ndihmën e drejtorëve internacionalë “për të këmbyer eksperienca”!

Shaqir Fetai nuk duhet të harrojë se, pas seminareve, nxirren konkluzionet për në perspekivë, të cilat i dënojnë praktikat e kaluara! A do të ketë sanskionime për ata që kanë vjedhur dhe shkatëruar vakëfin, apo, me këtë seminar eventual do të amnistohen të gjithë! Do të formojnë një “grup rijseti” që kurrë nuk do të mund t’i afrohet Allahut, as pas pendimeve “më të sinqerta”!

Ku di të pendohet shejtani sinqerisht! Vetëm të mallkuarit qëndrojnë larg Allahut, prandaj dhe i japin vetes lluksin e imoralitetit, përfshirë këtu edhe keqpërdorimin e vakëfit, të fitrit, të zeqatit, të ndihmave humanitare!

Të tillët i pret një dënim i rëndë, këtë e garanton Vetë Allahu Fuqiplotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…