Në një intervistë, në një televizion puro partiak (BDI), intervistuar nga një palo gazetar që në pleqëri ka filluar të shitet për një grusht parashë (storie e përsëritur e Judë Iskarioti), Shaqir Fetai do të lodhet në shpirt duke përsëritur gënjyeshëm: “që kur erdha unë”, ”me ardhjen time”, “që kur u bëra reis”, “nën udhëheqjen time”… thjesht, e nisi Ramazanin, Muajin e Shenjtë, me fitne e festat. Pikërisht ashtu siç u ka hije “nxënësve” të Dragoviqit, “mentorit” të Shaqir Fetait për djallëzira

Shkruan Vedat Konjufca

E vërtetë e pamohueshme është se Shaqir Fetai e tradhëtoi Sulejman ef. Rexhepin, me të cilin “flinin bashkë” gati deri dy ditë pas Bajramit të vjetmë, gati tash e një vit më parë! Është shumë e rëndë kur “e dashura të luan bisht”!

Shaqir Fetai me kompaninë e vet, të të njëjtit brum, e shkarkuan Sulejman ef. Rexhepin, për të cilin vetëm një javë më parë kishin thurrur elozhe. Shaqir Fetai jo më larg se para një muaji, ka pranuar botërisht se, nuk i vie fare keq për ato fjalë lavdërate e miradie që i ka folur për Sulejman Rexhepin sepse, sipas tij, të gjitha i ka merituar dhe, në çdo deklaratë të tij për efendi Rexhepin, sërish do t’i thurrte po ato lavdërata të meritueshme.

As Shaqir Fetai dhe as bashkëpunëtorët e tij prej zyreve të shërbimeve sekrete nuk e kanë zgjedhur Sulejman Rexhepin, asnjëri prej tyre nuk ka votuar kur janë mbajtur zgjedhjet për Sulejman Rexhepin, sëkëndejmi, nuk kanë pasur as më të voglën të drejtë morale që pikërisht ata të kërkojnë dëbimin e tij prej BFI-së!

Shaqir Fetai nuk erdhi në BFI, Shaqir Fetain nuk e solli ulemaja në BFI, as përfaqësuesit e denjë të myslimanëve të vendit! Shaqir Fetai ishte zgjedhje e shërbimeve sekrete policore, instalacion i pushtetit maqedonas dhe, sahanëlëpirës i BDI-së që e propozoi si zgjedhje të manipulueshme deri në qykë!

Shaqir Fetai mundohet të thotë se me “ardhjen e tij”, “nën drejtimin e tij”, uniteti i ulemasë është shumë i fuqishëm, se të gjithë i përulen me përkushtim e me disiplinën më të madhe të devotshmërisë! Shaqir Fetai po rrenë, ka lëshuar një rrenë nga më epiket në prag të Muajit të Mëshirës, Ramazanit!

Nuk mund të ketë përulje dhe devotshmëri ndaj “të parit” aty ku ka tradhëti. Nuk mund të jenë të devotshëm ata që i përulen tradhëtarit, spiunit, njeriut që bën miliona shkelje kushtetutare duke e depersonalizuar dhe defkatorizuar Institucionin e shenjtë të myslimanëve të vendit – BFI-në!

Janë gënjeshtra këto fjali që dalin nga mendja e trullosur e munafikut i cili tërë ditën e bjerr duke mendur se kë ta thërrasë në çaj e të bëjë një lajm se u vizitua nga filani “i cili i uroi shëndet e mbarëvajtje në drejtimin e BFI”!

Ja si demantohet Shaqir Fetai! Paska udhëtuar nëpër disa myftini dhe aty qenka pritur shumë ngrohtë nga hoxhallarët e vendeve përkatëse! Gjithkund ku ka qenë për vizitë (këto vizita absolutisht kanë qenë testime të dashurisë së “hoxhallarëve” për ta parë se sa të bollshme e kanë për “reisin” e tyre), myftinitë janë përkujdesur që ta takojnë me “hoxhallarë” të dëgjueshëm, pa personalitet e pa kurriz! Kështu ka qenë urdhëri nga “lart” – jo në takime e në mbledhje hoxhallarë që provokojnë! Provokatorët gjithnjë perceptohen si armiq! Myftinjtë e kanë ditur saktësisht se kush rri urtë e kush është i dëgjueshëm dhe kush nga hoxhallarët e urrejnë me shpirt Shaqir Fetain, tradhëtarin!

Pse munguan hoxhallarët “rrebelë” në Myftininë e Strugës, po në atë të Kumnovës, po në atë të Shkupit, Tetovës e Gostivarit! Pse aty ishin vetëm ata që tërë jetën janë shquar si bolefërkues të të parit! Kështu demonstrohet “uniteti”?! Kështu demonstrohet transparenca, pa debate e pa sqarime shtesë?!

Po ky palo gazetari që e pyet me keqardhje se në ç’gjendje e trashëgoi BFI-në me shumë probleme?! Po pse Shaqir Fetai a nuk ishte pjesë e shkaktimit të këtyre problemeve? Pse a nuk ishte shkatari kryesor i këtyre problemeve? Pse a nuk kontribuoi mbi 25 vite Shaqir Fetai në degradimin e BFI-së? Cilat ishin propozimet e tij, vizionet e tij, idetë e tij, të shtruara para Sulejman Rexhepit e që ky ia ka refuzuar? Sulejman Rexhepi, edhe kur i ka sharë me rob shpie, Shaqir Fetai e ka duartrokitur, ia ka fërkuar shpinën, sepse, i janë dukur “ide gjeniale”!

Shaqir Fetai nuk trashëgoi asgjë, Shaqir Fetai nuk është kuadër, si zgjidhje, nga qarqet nga jashtë BFI-së, Shaqir Fetai vetëm sa u zyrtarizua në aktivitetin e tij prej udbashi për ta shkatërruar sa më shumë BFI-në, për t’i devalvuar sa më keq hoxhallarët, për t’i përçarë sa më shumë!

Nuk deshti t’i takojë qindra hoxhallarë prej të cilëve kishte frikë se mund ta bombardojnë me argumenta e me fakte konkrete. Por ama, Shaqir Fetai urdhëron që edhe ata të marrin blloqe për fitra dhe të njëjtat t’ia dorëzojnë atij, sepse, zgjedhjet partiake po afrohen!

A e keni parë ndonjëherë më të skuqur e më të karabythaftë Shaqir Fetain se sa gjatë asaj pseudointerviste? Kurrë nuk ka qenë më në siklet dhe më në zor se sa gjatë asaj ore derisa palo gazetarit, i cili me aq dhembje i shkruante dikur Titos te varri i tij në Dedinje, e detyronte tërthorazi për të gënjyer e për të bluar aq shumë të pavërteta!

Shaqir Fetai i njohur si sinonim i servilizmit të skajshëm, tashmë është bërë edhe sinonim i rrenave të pakripta. Mbase ky është misioni i tij: të jetë pasqyrë e të gjithë hoxhallarëve të vendit, në të cilën pasqyrohen si qenie imorale, të pandershëm, rrencakë, si qenie të cilëve nuk duhet besuar! A nuk është kjo goditje direkte kundër fesë islame? Jo rastësisht Shaqir Fetai në intervistë e thekson disa herë fjalën “islamofobë”, sepse, natyrisht që nisej nga vetëvetja! Islamofob më të madh se Shaqir Fetai vështirë se mund të gjendet në rajon e më gjërë! Kamuflimi i tij, fatmirësisht, është bërë prej perde tyli dhe po vërehet si në breg të diellit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…